Vjedhja e të dhënave nga PS/ SPAK nis hetimin, verifikim kryeministrisë

Vjedhja e të dhënave nga PS/ SPAK nis hetimin, verifikim kryeministrisë

11:54, 12/04/2021
A+ Aa A-

Pas skandalit të fundit me të dhënat personale të rreth 1 milion votuesve në kryeqytet, të cilat shtabet elektorale të PS-së kanë marrë dhe po i përdorin në mënyrë të kundërligjshme në fushatë, SPAK ka nisur një hetim paraprak.

Mësohet se prokurorët e kësaj strukture të posaçme kanë nisur verifikimet për të zbuluar mënyrën, se si janë siguruar nga Partia Socialiste të dhënave personale të qindra-mijë shqiptarëve të cilat janë konfidenciale dhe mbrohen me ligj.

Burime zyrtare nga SPAK deklaruan se po hetohet, nëse ky database të dhënash është vënë funksion të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit dhe mënyrën se si është siguruar.

Mes të dhënave janë edhe ato për vetë drejtuesit dhe prokurorët e SPAK, madje edhe preferencat e sigurta politike.

Mësohet se në ditët në vijim do të merret edhe një kopje e të dhënave të  portalit a- albania në kryeministri, për të verifikuar nëse kemi të bëjmë me të njëjtat të dhëna që posedojnë shtabet elektorale të PS-së dhe që u dekonspiruan së fundmi në media.

Taulant Balla dhe eksponentë të tjerë të PS-së pas skandalit, deklaruan se kemi të bëjmë thjesht me të dhëna tradicionale të listave zgjedhore, por askush prej tyre nuk di të thotë për posedimin e numrave të telefonave, vendit të punës dhe adresat e sakta të votuesve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 12/04/2021 12:26

maskarejt e poshter

Shto koment

Denonco