Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Kush qëndron pas mbrojtjes së Irena Gjokës?

Si i përgjon PS prokurorët e SPAK. Ja sa prej tyre votojnë Rilindjen

Si i përgjon PS prokurorët e SPAK. Ja sa prej tyre votojnë Rilindjen

11:26, 12/04/2021
A+ Aa A-

Skapeeeeeeee SPAK-un! Kjo do ishte thirrja që do të dilte befas po të besoje portretizimin që i bën partia në pushtet prokurorëve që reforma në drejtësi ka çuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Botimi në Lapsi.al i grabitjes së të dhënave personale që qytetarët dorëzojnë në institucionet shtetërore, për arsyet e saj elektorale nga Partia Socialiste, ka nxitur zemërimin e kundërshtarëve të saj demokratë. Vetëm pak orë pasi u botuan emrat e disa qytetarëve të njohur, numrat e kartave të identitetit dhe numrat e celularëve, të të cilëve kanë përfunduar në kompjuterat e Rilindjes, Enkelejd Alibeaj e quajti këtë një shkelje të besimit të qytetarëve ndaj shtetit.

“Përdorimi i databazës së e-Albania nga Edi Rama dhe zyrtarë të PS-së përbën vepër penale. Për këtë PD po përgatit një padi që do ta dorëzojë në SPAK.” 

Por ironia e fatit është se ku do dorëzohet kjo padi… Lapsi.al ka bërë një vëzhgim në dokumentat që ndodhen në zyrat e Rilindjes për të parë se si përshkruhen në to prokurorët e SPAK.

Vetë shefi i SPAK është dyfish në konflikt interesi në këtë histori. Sepse Arben Kraja është njëri nga 910 mijë qytetarët e Tiranës, të cilëve u janë vjedhur të dhënat personale. Në kompjuterin e socialistëve gjendet numri i tij i telefonit, vendlindja, qendra ku voton, numri i ID, si edhe vendi ku punon (shiko tabelat poshtë të dala nga zyrat e PS).

Por historia nuk përfundon këtu. Si njeriu që monitoron prokurorin e fortë, nga i cili duhet t'i shkonin shtatë politikanëve, pra i famshmi “patronazhist” i tij, quhet Ermal Pishtari. Ka edhe më. Në dokumentet e PS ai përshkruhet si votues i kësaj force politike. Madje jo vetëm te kategoria “Preferenca” shkruhet PS-së, por edhe votimi i tij pro Rilindjes konsiderohet “I sigurtë”.

Natyrisht fakti që socialistët e konsiderojnë të tillë nuk e ngjyros detyrimisht mavi, Arben Krajën, as 12 prokurorët e tjerë që punojnë me të. Por ama në një hetim të mundshëm të kësaj çështjeje, ashtu sikurse pretendon PD-ja, shefi i SPAK dhe disa prej kolegëve të tij janë në konflikt interesi. Një sepse ata janë njëkohësisht edhe subjekt i dëmit që kanë shkaktuar rilindasit që pretendohet se u kanë vjedhut të dhënat personale dhe dy sepse në dokumenta paraqiten si militantë socialistë.  Ne kemi arritur të qëmtojmë tetë nga prokurptët e SPAK, 4 nga të cilët figurojnë si votues të sigurtë të PS, 2 jo të sigurtë, por me preferencë PS, dhe dy neutralë që nuk u dihet vota./LAPSI

Skeda për Arben Krajën

Image

Altin Dumani

Image

Edvin Kondilli

Image

Image

Ened Nakuçi

Image

Image

Enkeleda Millonai

Image

Doloreza Musabelliu

Image

Vladimir Mara

Image

Sotir Kllapi

Image

Dritan Prençi

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco