5 pyetje për Bujar Kapexhiun

5 pyetje për Bujar Kapexhiun

Nga Agim Xhafka - 21/05/2024

1-Turizmi ka pësuar bum, thotë qeveria. Po shqiptarët a do lejohen të rrinë në breg të detit e të bëjnë plazh pa pagesë?

-Pikërisht ky është bumi i turizmit shqiptar sipas qeverisë. Bregdeti është për turistët dhe për shqiptarët janë siguruar pa pagesë vendet nën hijet e plepave matanë bregut sipër te kodrat. Te bytha e pemës mund të venë shezlongë sa të duan. E do dalin me qarin. Se nuk u duhet as çadër.

2-Më 1 qershor Basha do mbledhë këshillin drejtues. Pse atë ditë?

-Më 1 qershor është festa ndërkombëtare e fëmijëve prandaj dhe demokratët e Bashës si vogëlushë të politikës kanë vendosur që ta festojnë me një mbledhje të këshillit drejtues. Akullore dhe lëpirëse me shumicë.

3-Çfarë do të bëjë Rama nëse të gjithë ministrat e tij futen në burg?

-Një veprim artistik figurativ. Të gjitha muret e qelive të burgut do i dekorojë me pikturat abstrakte si në muret e zyrës së tij në kryeministri. Që të burgosurit ministra ta ndjejnë veten të qetë dhe të kënaqur nga që janë akoma nën kujdesin kryeministror.

4-Sikur po ngrefet shumë ky leku ynë. Pse?

-Sigurisht që krekosja është e përkohshme dhe false. Por nga që krekoset qeveria, krekoset Rilindja, krekoset drejtësia, krekoset politika për suksese të mëdha e tani i erdhi radha të krekoset edhe Leku. U kuptua më në fund që gjithçka në këtë vendin tonë

është katandisur ‘për një lek’.

5-Në 11 qershor do zhvillohet gjyqi për vulën. Do shkojë te demokratët?

-Për drejtësinë ka shumë përcaktime nga gazetarë, analistë, politikanë dhe juristë se kjo drejtësi e re me tipa të vjetër ka dështuar, më saktë ka vdekur. Në vazhdim nëse vulën dhe logon gjykata nuk ua kthen demokratëve të vërtetë të Rithemelimit atëherë kjo drejtësi ka ngordhur do i shkruhet te dërrasa e varrit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco