Haxhimali: Zgjedhjet moniste të 2019-ës, vrasje për politikën lokale! Rikthimi i opozitës, ngjarja më e madhe

15:51, 21/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatorin Arnold Karriqi, Agron HaxhimaIi, Drejtor i Insitutit për Bashkitë e Shqipërisë, ka folur për raportin mbi performancën e bashkive.

Haxhimali ka theksuar se ‘ngjarja më e madhe, më e rëndësishme, më me vlerë pavarësisht problemeve administrative që ka qeverisja vendore, ishte rikthimi i votës, rikthimi i pluralizmit në jetën lokale, rikthimi i demokracisë lokale, rikthimi i këshillave bashkiake ku ka debat, alternativa’ në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Sipas Drejtorit të Insitutit për Bashkitë e Shqipërisë, zgjedhjet moniste të vitit 2019, ku kishim 61 kryetarë të së njëjtës parti, kur kishim 1600 këshilltarë të së njëjtës parti, ku jeta, debati, alternativa dhe pluralizmi lokal qe shumë i rëndësishëm për një demokraci si kjo e jona, e dëmtuan jashtë mase demokracinë lokale.

‘Shumë probleme të nxjerra në mënyrën se si është proceduar nga lidershpi lokal, që dëshmojnë se zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ishin një vrasje për politikën lokale’, u shpreh Haxhimali.

Haxhimali: Për viti që kaloi ngjarja më e madhe, më e rëndësishme, më me vlerë pavarësisht problemeve administrative që ka qeverisja vendore, ishte rikthimi i votës së lirë, rikthimi i pluralizmit në jetën lokale, rikthimi i demokracisë lokale, rikthimi i këshillave bashkiake ku ka debat, alternativa, kjo në raport me zgjedhjet moniste të vitit 2019, ku kishim 61 kryetarë të së njëjtës parti, kur kishim 1600 këshilltarë të së njëjtës parti, ku jeta, debati, alternativa dhe pluralizmi lokal qe shumë i rëndësishëm për një Shqipëri dhe demokraci si kjo e jona, e dëmtuan jashtë mase demokracinë lokale.

Çfarë kemi sot nga këto debate, nga diskutimet, nga jeta aktive e këshilltarëve? Shumë probleme të nxjerra në mënyrën se si është proceduar nga lidershpi lokal, që dëshmojnë se zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ishin një vrasje për politikën lokale, pavarësisht rrethanave politike por tashmë kemi një mozaik të qeverisjes vendore kryesisht në këshillat bashkiak. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco