Abilekaj: Dosja e SPAK është e dyshimtë, nuk ka asnjë fjalë të zbardhur për zgjedhjet në vitin 2021

16:43, 21/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të komentuar aksionin e SPAK ishte analisti Enton Abilekaj.

Abilekaj është shprehur se në përgjime është ish kryetari i PS Lezhë ka poseduar në banesë qindra kilogramë drogë dhe bandat e trafikut ja kanë marrë atij drogën.

"Diskutimi mbi suksesin e operacionit është komplekse pasi nuk janë arrestuar të gjithë personat, por duhet përshëndetur operacioni pasi është i pari që godet njëherazi të gjitha bandat kriminale në vend.

Duket sikur operacioni i dekonspirua dhe ata që janë kokat e organizatave kriminale janë larguar në rrethana misterioze. Diçka ka ndodhur që nuk kanë arritur të kapen. SPAK me një urdhër ka ndaluar publikimin e dosjes ku në 240 faqe ka disa biseda të zbardhur nga SPAK tregojnë që këto fletë arreste janë të pamjaftueshme.

Në përgjime është ish kryetari i PS Lezhë ka poseduar në banesë qindra kilogramë drogë dhe bandat e trafikut ja kanë marrë atij drogën.

Ne akoma nuk kemi një fletë arresti për këto fakte dhe në parlament nuk kemi parë një kërkesë për imunitetin e deputetit ndreqa sot kur në atë kohë ishte kreu i PS në Lezhë. Kemi tre deputetë të përfshirë në këtë çështje ku janë Rrajat, Ndoka dhe Ndreca.

Ne atë dosje edhe pse flasim për vitin 2021 nuk ka asnjë çështje për zgjedhjet pasi ishte vit zgjedhor por në dosje nuk ka asnjë fjalë që flet për votat. Rama i është drejtuar Ervis Martinaj në një miting në Kurbin."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco