Skandali/ Të çmendurit e rilindjes votojnë në protokoll të Kuvendit dhe jo në mbledhje!

Skandali/ Të çmendurit e rilindjes votojnë në protokoll të Kuvendit dhe jo në mbledhje!

12:25, 28/04/2024
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

Ndodh edhe kjo me rilindasit anetarë te Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi.

Ndërkohë që mbledhja vazhdoi deri në ora 14.30 pa vendosur dot për rendin e, ditës të datës 25 prill, anëtarët rilindas të Komisionit çojnë në Protokollin e Kuvendit në ora 13.00 shkresë me votat e tyre "Pro" për Rendin e ditës, që u pëlqen atyre.

Pra këta të çmendur ndërkohë që mbledhja vazhdonte dhe këta ishin prezent në mbledhje, kanë votuar ende pa mbaruar akoma mbledhja.

Këta të çmendur bile nuk votojne as në mbledhje, por votojnë tek Protokolli i Kuvendit.

Këta të çmendur pasi bojkotuan hapur dhe kjo e dokumentuar me video, kërkuan, në ora 14.49 min me mesazh derguar nga sekretari Klevis Xhoxhi në grupine ëhats-up të Komisionit, që të vazhdohej mbledhja, ndërkohë që këta të çmendur kishin votuar "Pro" në Protokoll të Kuvendit që në ora 13.

Debilitet politik të tillë Kuvendi i Shqipërisë nuk ka parë kurrë.

Këta janë thjesht një tufë karagjozësh që bëjnë çdo turp boll t’jua kërkojë Edi Rama.

Këta të çmendur kanë marrë urdhërin që të marrin peng Komisionin dhe e vazhdojnë këtë punë duke tejkaluar kufijtë e debilitetit e duke bërë veprime, qe i katandisen këta në Meme të verteta.

Edi Rama dhe Lindita Nikolla mblidhni te marrët se lanë nam!

P.S.Shihni me fotot, faktet e votimint në protokoll në ora 13, dhe kërkesën për vazhdim të mbledhjes në ora 14.49 të datës 25 prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco