Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

'Xibraka' dhe Olsi Rama/ Kikia: Rihapja e hetimeve, mënyra më e drejtë për të sqaruar akuzat!

'Xibraka' dhe Olsi Rama/ Kikia: Rihapja e hetimeve, mënyra më e drejtë për të sqaruar akuzat!

09:42, 10/05/2024
A+ Aa A-

“Pas kërkesës sime në SPAK për rinisjen e hetimeve të procedimit penal nr. 335/1 - viti 2016, që Edi Rama do të donte shumë në varrosej, sot jam njoftuar nga SPAK se çështja është riaktivizuar.  SPAK më ka njoftuar zyrtarisht për rifillimim e hetimeve të pezulluara për përfshirjen e Olsit Ramës në dosjen e trafikimit të kokainës në Xibrakë. Procedimi i dikurshëm penal me nr. 335/1-2016, është regjistruar si procedimi nr. 88 - viti 2024. Për këtë çështje jam ftuar për të dhënë sqarime të mëtejshme në SPAK.”

Ky është njoftimi i bujshëm që bëri dje, më 9 maj, Gazment Bardhi, kreu i Grupit parlamentar të PD, pas një serie denoncimesh të forta publike për dosjen e Xibrakës dhe që mori vëmendje në opinion.

Por si e gjykon analisti Mentor Kikia këtë zhvillim të fundit në politikë? Për këtë qëllim, ai u ftua sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV dhe pyetja e parë ishte: “ Si e shihni Kryeministrin dhe kreun e grupit parlamentar demokrat në përplasjen e nxehtë për Olsi Ramën?”

“Çështja e Xibrakës ka qenë një histori që ka prodhuar pjesërisht drejtësi dhe shumë politikë, - tha z. Kikia, - me akuza që kanë qenë të pranishme në mënyrë sistematike në foltoren e parlamenti, por jo vetëm, pikërisht për shkak të dyshimeve që një person që nuk identifikohej në ato dosje nga ana e Policisë, mund të ishte pikërisht vëllai i kryeministrit, Olsi Rama.

Ka qenë më herët zoti Berisha që e ka artikuluar këtë dyshim në parlament dhe më pas ishte kryetari i Grupit parlamentar, pra Gazment Bardhi, që iu referua dosjes së mbyllur apo të veçuar nga prokuroria jo speciale, pra jo SPAK-u, nga dosja e përgjithshme e një grupi trafikantësh që ishte vendosur në fshatin Xibrakë të Elbasanit, që me sa duket ka vënë lëvizje Prokurorinë e Posaçme tashmë, SPAK-un.

Ajo që vlen të theksohet është vijimi i polemikës politike edhe pas deklarimit të SPAK-ut për rihapjen e dosjes. Parimisht unë mendoj që rihapja e hetimeve është mënyra më e mirë, më e e drejtë jo vetëm për sheshuar përplasjet politike, pasi në fund nuk është ky qëllimi i drejtësisë, por për të qartësuar, sqaruar nëse hipotezat që hidhen dyshimet që hidhen, akuzat që hidhen janë ose jo të vërteta dhe secili të marrë pjesën që i takon në raport me ligjin,” theksoi Kikia./ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë në videon në vazhdim.   

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco