VIDEO/ Bushati: Piramida e strukturës shtetërore është e lidhur me kriminelët

21:30, 20/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV për të komentuar përfshirjen e bandave më të rrezikshme në proceset zgjedhore në mbështetje të PS ishte analisti Andi Bushati.

Bushati është shprehur se politika shtetërore për të qeverisur me banda është përkthyer edhe në terren për një kriminalizim të gjithë piramidës shtetërore.

"Të gjithë këto eksponentë të PS nga Rrajat, Ndokat, Ndreca, Avdyli të gjithë këta kanë pasur lidhje me botën  krimit në vend. shohim se kur peshku qelbet nga koka, qelbsilliku shpërndahet në rrugë.

Shefi i policisë organizonte mbjelljen e kanabisit, kur u hap dosja e Tahirit një shef tjetër policie ishte i përfshirë në mbjelljen e kanabisit. Kultivimi i drogës u bë çështje shtetërore dhe në çdo  dosje ka një shef policisë që merret me kanabis.

Shefi i policisë së Lezhës organizonte lojra të paligjshme me Pllumb Gjokën dhe mbronte ng qendra. Pastaj del një shef policie tjetër në komisariatin nr.2 që informonte Bamin. E gjithë piramida e strukturës shtetërore është e lidhur me kriminelët. Drejtoria e burgjeve na tregon që edhe Shullazi dhe Avdyli komandonin me celular operacionet për vrasje. Burgjet i takojnë ministrisë së drejtësisë të cilët i kanë dhënë hapësirë dhe mundësi kriminelëve.

Prandaj politika shtetërore për të qeverisur me banda është përkthyer edhe në terren për një kriminalizim të gjithë piramidës shtetërore."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco