Lajmi i fundit

LIVE/ Taksa mbi profesionet e lira, qytetarët në protestë

Argita Malltezi: SPAK po vepron me 2 standarde. Po të vepronte siç bëri me Berishën, sot Veliaj duhet të ishte në burg

Argita Malltezi: SPAK po vepron me 2 standarde. Po të vepronte siç bëri me Berishën, sot Veliaj duhet të ishte në burg

21:10, 20/05/2024
A+ Aa A-

E ftuar në A2 CNN, në emisionin Debat nga Alba Alishani, Argita Berisha tha se nëse SPAK do të vepronte njëjësoj siç ka vepruar me Sali Berishën, atëherë në burg do duhet të ishte edhe Erion Veliaj, për inceneratorët apo edhe skandalin e fundit ku në pranga i ranë disa drejtorë.

Ajo theksoi se SPAK po vepron me 2 standarde edhe brenda vetë qeverisë, sipas së cilës Altin Dumani po trajton ndryshe Arben Ahmetajn, sot në kërkim dhe Erion Veliajt, që sipas saj “nuk i është future gjemb në këmbë”.

“SPAK i është dhënë një fuqi ekstra ligjore, për sa kohë që kryeprokurori thotë që gjykatat bëjmë atë që themi ne, Irena Gjoka është ilustrimi më i shëmtuar që ka ndodhur për shkak kapjes së Reformës në Drejtësi. SPAK është asimetrikë në vendimet e tij, është me 2 standarde, masat e sigurisë, po të ishte aplikuar ky standard i Berishës dhe Malltezit, sot duhet të ishte në burg Erion Veliaj dhe një sërë ministrash, por një gjë e tillë nuk po bëhet.

Standarde të dyfishta dhe brenda qeverisë, cila është përqasja ndaj Arben Ahmetaj dhe Veliajt, Ahmetaj kishte bërë 5 shkresa kundër inceneratorit, Dumani ka kërkuar marrjen e tij në hetim, shumë mirë ka bërë, port ë njëjtën gjë duhet të bënte dhe me Veliajn.

Çështja e Berishës, ai është në arrest sepse dhëndri ka marrë 410 m katrorë trashëgimi nga gjyshi pa asnjë dëm shtetit dhe pa asnjë shkelje ligjore. Nga ana tjetër kemi një incenerator me një faturë miliona euro, dhe një incenerator që nuk ekziston”, tha Malltezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco