Argita Malltezi: Vendosmëria që përçon protesta në mbështetje të Berishës është bërë shqetësim për Ramën dhe enturazhin e tij

Argita Malltezi: Vendosmëria që përçon protesta në mbështetje të Berishës është bërë shqetësim për Ramën dhe enturazhin e tij

21:03, 20/05/2024
A+ Aa A-

E ftuar në “Debat nga Alba Alishani” Argita Malltezi ka komentuar protestwn e pwrnatshme poshtw shtwpisw sw liderit tw opozitws. Ajo u pyet se a beson se do tw jetw produktive kjo protestw e pwrnatshme

Sipas Malltezit, kjo protestë është një formë disiplinimi që i shërben shumë PD dhe shoqërisë. Së pari protesta është bërë shqetësim për Edi Ramën dhe enturazhin e tij dhe kjo ka të bëjë me vendosmërinë që protesta përçon.

Por, sipas saj, sigurisht që ky nuk është i vetmi veprim i Partisë Demokratike, pasi kjo forcë politike e ushtron veprimtarinë e saj nëpërmjet veprimtarisë së strukturave, nëpërmjet protestave masive dhe veprimeve në Parlament.

A ka pasur momente të caktuara kur keni menduar që ndoshta investimi për të shkuar çdo natë mund të jetë jo aq frytdhënës sa mund ti duhej Sali Berishës dhe PD? Pra, a mund të ishit ndoshta më rezultative me një sfond tjetër veç kësaj proteste poshtë shtëpisë?

Së pari, kjo protestë është një formë disiplinimi që i shërben shumë PD dhe shoqërisë. Së pari protesta është bërë shqetësim për Edi Ramën dhe enturazhin e tij dhe kjo ka të bëjë me vendosmërinë që protesta përçon. Sigurisht që nuk është i vetmi veprim i Partisë Demokratike, pasi kjo forcë politike e ushtron veprimtarinë e saj nëpërmjet veprimtarisë së strukturave, nëpërmjet protestave masive dhe veprimeve në Parlament. Dhe mendoj që është një ushtrim shumë me avantazh për çdo forcë politike, por për PD në veçanti, që i ka pasur këto në arkivat e saj të rezistencës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco