Balliu: Arkitekt është Veliaj, Eco Tirana është duke u hetuar në SPAK

Balliu: Arkitekt është Veliaj, Eco Tirana është duke u hetuar në SPAK

08:37, 10/05/2024
A+ Aa A-

Koordinatori i PD-së për Tiranën dhe Durrësin, Klevis Balliu i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se ‘’Eco Tirana’’ në Verona u sekuestrua për lidhje me Ndraghetën ndërsa në Tiranë vijon punën normalisht.

Balliu: ‘’Eco Tirana’’ është një aferë që kemi kohë që flasim.

Arkitekti i ‘’Eco Tirana’’ është vetë Erion Veliaj dhe e ka pompuar vetë ai në takimin me Flavio Tosin në Verona.

Është një ndërmarrje ku 51% e ka në pronësi  bashkia e Tiranës dhe 49 % e ka Eco Tirana.

Në Verona kjo kompani me të njëjtët pronarë e cila kryente të njëjtën punë që kryen në Tiranë dhe nga Tirana iu kopjua Veronës.

Veliaj e kopjoi atë model.

Eco Tirana, ajo kompani që erdhi këtu, në Verona u vërtetua që ishte një kompani e cila pastronte paratë e Ndraghetës.

Dhe për këtë atje u sekuestrua, u arrestuan pronarët, kryetari i Veronës dha dorëheqjen.

Pasi kanë ndodhur të gjitha këto, kjo kompani këtu me të njëjtët pronarë vazhdon punën normalisht.

Denoncimi i sotëm kishte të bënte me naftën që harxhojnë këto makina që mbledhin mbetjet.

Eco Tirana është aktualisht duke u hetuar në SPAK.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco