Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

'Pse vazhdoj të qesh hidhur kur shoh këta analistët e çorbës së prishur'

'Pse vazhdoj të qesh hidhur kur shoh këta analistët e çorbës së prishur'

09:52, 10/05/2024
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili.

Unë qesh vërtet shumë fort kur shoh nga gazetarët e analistë të batalionit propagandistik të Ramës, që flasin për gjoja reformat e tij. Po Rama ka bërë tre reforma të rëndësishme, por që të treja për të legalizuar veprimtari të paligjshme dhe kriminale.

Ka legalizuar kanabisin, riktheu bixhozin dhe tani po kërkon krijimin e fermave e uteruseve surogate.

Rama bëri luftë që të legalizonte pastrimin e parave të pista me ligjin për Amnistine fiskale, po ashtu edhe me pasaportat e arta, por gjeti kundërshtimin e BE dhe SHBA ndaj u ndal për momentin.

Edhe vetëm njera prej këtyre mjafton për të kuptuar vizionin mafioz, kriminal dhe antikushtetues të çdo veprimi të Ramës..

Ka një mijë veprime të mundshme për të përmirsuar e lehtësuar jetën e qytetarëve, por Ramës as ia ndjen fare në këtë drejtim sepse ai kërkon vetëm t'i largojë dhe t'i shfrytëzojë.

Peng i trafikantëve, kriminelëve dhe i korrupsionit Rama është gjenerator paligjshmërie të çdo lloj forme.

Si peng që është Rama e kupton se veprimet e tij jane kundër ligjit dhe qytetarëve por pasi ka ngrënë me shumë oreks çorbën e prishur, tani vjell veç veprime shtetërore, ligje dhe vendime që u shërbejnë vetëm pengmarrësve kriminelë.

Ndaj vazhdoj të qesh hidhur kur shoh këta gazetarët e analistët e çorbës së prishur që duke bërë avokatin e Ramës, bëjnë avokatin e suflerin e trafikantëve dhe kriminelëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco