Këlliçi: Dumani e SPAK të sqarojnë komunikimet private me kreun e bandës ‘5D’, Erion Veliajn, për çfarë janë rakorduar

11:23, 28/04/2024
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë dhe drejtues politik i PD për Tiranën, i ka kërkuar SPAK dhe kreut të saj, Altin Dumani, të sqarojë se për çfarë është rakorduar me Erion Veliajn, kreun e bandës ‘5D’, duke iu referuar në këtë mënyrë pohimeve që vetë ai ka bërë një ditë më parë në media.

Këlliçi tha se pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, deklaroi se nuk do priste postën, por do ishte proaktiv sipas këshillës së Altin Dumanit dhe do të shkonte vetë në SPAK, por thjeshtë do duhej vetëm të rakordonte ditën dhe orën.

“Pas kësaj deklarate bombë, prita që SPAK dhe Altin Dumani, i cituar nominalisht nga kreu i bandës 5D Erion Veliaj, të reagonte për të sqaruar dakortësinë e arritur me të, për tu marrë në pyetje.

Prita që SPAK dhe Altin Dumani, të sqaronin se ku e dinte Erion Veliaj që do të pyetej nga prokurorët.

Prita që SPAK dhe Altin Dumani, të sqaronin komunikimet private me pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, bazuar në vetë qëndrimet e djeshme të këtij të fundit”, tha Këlliçi.

Sipas tij, brenda 72 orëve vetë Edi Rama dhe Erion Veliaj, kanë faktuar se të ashtuquajturat organet e reja të drejtësisë, nuk janë asgjë më shumë sesa një zgjatim i paradhomës së Kryeministrit apo të Kryetarit të Bashkisë Tiranë.

“Pohimi nëpërmjet heshtjes që po i bën Altin Dumani deklaratave të Erion Veliajt, është një këmbanë alarmi për çdo qytetar shqiptar dhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët do ishte mirë që të shqetësohen për guximin që gjen Kryetari i Bashkisë Tiranë, për të urdhëruar publikisht Altin Dumanin dhe SPAK-un, për mënyrën sesi duhet të veprojnë ndaj tij”, tha Këlliçi.

Reagimi i anëtarit të Kryesisë së PD-së, vjen disa orë pasi Erion Veliaj në televizionin që paguhet me paratë e inceneratorit të Tiranës, u shfaq duke u vetëshpallur si kryeprokuror i SPAK.

“Hajduti i bashkisë doli dje në media, për të mbuluar me propagandën e tij boshe vjedhjen marramendëse që ai, së bashku me organizatën e tij kriminale 5D i kanë bërë buxhetit të Bashkisë Tiranë në pothuaj 1 dekadë.

Doli ti kujtonte SPAK-ut se kishte qenë bashkëpunues me ta që ditën e pare, pasi ishte i vetmi që i dhuroi godinën që prokurorët të punonin në kushte modern, e këtë e mundësoi me firmën e Mollës së tij, të cilin e kalbi në burg me duart e veta.

Por në monologun 30 minutësh, Erion trimi që fshihet pas dasmës 500 milionëshe me pensionin e mamit, bëri një deklaratë që shemb në tokë drejtësinë e re, deklaratë e cila do duhet të sqarohet menjëherë nga SPAK dhe drejtuesi i saj, Altin Dumani”, tha Këlliçi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco