‘Pasaporta e tolerancës’ që Greqia nuk e meriton!

‘Pasaporta e tolerancës’ që Greqia nuk e meriton!

Nga Çim Peka - 12/05/2024

Greqia është demokraci për grekët, por raciste ndaj shqiptarëve, madje edhe gjenocidiale dikur me çamët.

Por çfarë dhurate i bëri sot Rama Greqisë?

Shikoni, Hollanda i ndaloi Erdoganit një takim të madh me komunitetin turk në Amsterdam, shkak frika e përmbajtjes së fjalimeve të tij.

Greqia jo vetëm se ndaloi Edi Ramën, por shqeu kufijtë për të vajtur në Athinë mijra patronazhistë socialistë nga çdo bashki socialiste, e për tu shfaqur si emigrantë shqiptarë në Greqi, në takimin folklorik të Ramës në Athinë.

Konkluzioni:

- Greqia ka sot një qeveri më demokratike edhe se vetë Hollanda.

- Shqipëria ka sot një qeveri që përveçse të arreston me urdhër politik një kandidat minoritar grek për një bashki, e ndalon atë edhe të betohet pasi fiton.

A mund t’i bëhej nder më i madh Athinës, shpeshherë raciste ndaj shqiptarëve, se sa ta ekspozosh në sytë e BE si një vend edhe më demokratik se Hollanda?

Këtë bëri Rama sot.

Ndërmjet folklorizmit për idiotët e dobishëm të partisë së tij 83 vjeçare dhe joshjes së Greqisë për të njohur Kosovën, zgjodhi tu fusë shkopin me nga një flamur përsipër mu në mes të Athinës idiotëve të partisë së tij.

Janë e njëjta rracë që kanë duartrokitur Enver Hoxhën kur firmoste që Kosova të ishte Jugosllavi, Ramiz Alinë që vazhdonte njëlloj si Hoxha, Fatos Nanon kur në Kretë puthej me Millosheviçin e deklaronte se kryeqyteti i Kosovës është Beogradi.

Të njëjtët dhe Ramën sot.

Ashtu bënë edhe kur Rama i bënte presion Kosovës ti bashkohej “Ballkanit të Hapur” duke lënë mënjanë “Procesin e Berlinit”. Madje e duartrokitën edhe kur Edi Rama u bë qeveria e parë në Europë që i vendosi sanksione Kosovës për asociacionin.

Çfarë ngeli në darkë:

-Greqia demokraci dhe telorante (që nuk është e vërtetë)

-Socialistët idiotë që ngopen me shkopin e kryetarit që fatkeqësisht është e vërtetë!

PS:

Grekët nuk jetojnë dot pa përplasje me ne. Kur ne jetojmë në demokraci konfliket i ndezin ata.

Kur ne jetojmë në diktaturë ose autokraci, ata vetëm presin e sillen si demokraci se konfliktet i ndezim ne për ti dehur me folklorizëm militantët e kryetarëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco