VIDEO/ Berisha: Edi Rama, të gjithë e dinin se ti shkoje për të mbjellë sherre aty, për të mbuluar bëmat e narkoshtetit tënd

20:39, 12/05/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se qëllimet e vizitës së tij në Athinë, dihen tashmë botërisht.

‘Edi Rama, të gjithë e dinin se ti shkoje për të mbjellë sherre aty, për të mbuluar vjedhjet tuaja, bëmat e narkoshtetit tënd’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’.

Berisha: Emigracioni ynë në Greqi dhe kudo e dinë se Edi Rama është Pashiqi i Tiranës, është Çubrilloviqi shqipfolës, është njeriu që Shqipërinë tokë e bekuar e zbrazi në 10 vite më shumë se çdo luftë civile, se çdo luftë lokale, se çdo luftë botërore ka zbrazur një vend.

Edi Rama nuk të përshëndetën ata, të refuzuan, se bënin mëkat para kombit.

Refuzuan se mbrojtën dinjitetin e kombit të tyrë, të nënës së tyre, Shqipëri.

Edi Rama nuk kanë harruar dhe nuk harrojnë ata se si morën malet për tu larguar nga Shqipëria gjatë sundimit tënd, se si ti në një krim të mirëfilltë kundër njerëzimit, i le vëllezërit dhe motrat tona gjatë koviditi, 4 ditë e net në acarin e dimrit, në Devoll, në tokën e askujt dhe nuk i lejoje të futeshin në Shqipëri, o katil.

U kërkove ti të falur atyre, o i pashpirt se atë që bëre ti nuk e bën kurrë një njeri human.

I le vetëm e vetëm për të ushtruar terror mbi popullin tënd, me diktaturën e re të kovidit.

Edi Rama nuk doli një njeri të të bëjë përshëndetjen më të vogël. Një refuzim të tillë nuk mban mend historia.

Të gjithë e dinin se ti shkoje për sherr aty, ti shkoje për të mbjellë sherre për të mbuluar vjedhjet tuaja, të mbulosh bëmat dhe gjëmat e narkoshtetit tënd.

Harrove ti se ke vendosur në Shqipëri narkoshtetin, se ke rrënuar votën e lirë, se ke bllokuar rotacionin, se do të shkatërrosh pluralizmin, se mban në arrest politik kundërshtarët e tu.

Se për pronat e Olta Xhaçkës dhe Olsi Ramës u vë kazmën marrëdhënieve me fqinjin shekullor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco