Lajmi i fundit

LIVE/ PD takim me demokratët në Kukës

Xhaferri: Veliaj në SPAK si 'Kurban' i Ramës për të sfumuar dosjen belge të kokainës dhe investigimin e RAI!

Xhaferri: Veliaj në SPAK si 'Kurban' i Ramës për të sfumuar dosjen belge të kokainës dhe investigimin e RAI!

10:24, 28/04/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Vetëm pak ditë më parë Edi Rama në një interviste për mediet pranë qeverisë e lëshoi Erion Veliajn përballë SPAK-ut për mega aferat e tij, teksa  lvetë Veliaj përballë të së njëjtës media, konfirmoi se do paraqitet në SPAK, duke i bërë parapritë fletëthirrjes së tretë, të shkuar në zyrën e tij në emër të SPAK. 

Ne nuk kemi asnjë dyshim se Erion Veliaj pas Edi Ramës është njeriu i dytë më i korruptuar në këtë vend, por a do ketë këllqe SPAK të hetojë dhe të faktojë se ai është pronari i vërtetë e kompanisë famëkeqe 5D dhe pronari i vërtetë i inceneratorit të Tiranës?

Gjuha e tij përçarëse dhe plot urrejtje e mllef karshi mbështetësve tanë nga veriu i vendit që ishin pjesë e protestës është në të njëjtën linjë me agresionet e kamikazëve të Ballës në polici, por të jenë të sigurtë se përgjigjen do e marrin të Martën dhe në protestat në vijim.

Paraqitja e Veliajt në SPAK e bën të duket si një kurban të Edi Ramës që po kërkon t'i japë ushqim mediatik shqiptarëve, për të sfumuar të vërtetat tronditëse të investigimit të RAI  dhe dosjes belge të grupit të kokainës, ku ai del si një ndër garantorët e pastrimit të parave të kokainës në Shqipëri. 

Askush tjetër përveç një Kryeministri që kanabizoi vendin e tij nuk do mund t'a merrte përsipër t'a kthente vendin në Bankën më të madhe të parave të narkotrafikut në Evropë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco