Lajmi i fundit

VIDEO-PLUG/ Maloku-Qefalia si shokët ‘5D’ të Erion Veliajt

Kur rrëzohet edhe 'magjia' e Magjistraturës!

Kur rrëzohet edhe 'magjia' e Magjistraturës!

Nga Mentor Kikia - 01/05/2024

Ajo që ka ndodhur në Shkollën e Magjistraturës është më shumë se e rëndë.

Regjistrimi i një dyzine kandidatësh, mbi 50, pasi kishte përfunduar korigjimi i testit, me pretendimin se korigjuesi automatik kishte defet, dhe testet ishin rikorigjuar, rrëzon përtokë “magjinë” e Magjistraturës.

Pretendimi se paisja nuk kishte korigjuar saktësisht në rastin e parë dhe rikorigjimi, me të njëjtën paisje, rriti me 70% numrin e fituesve, është fare naiv.

Mund të jetë tërësisht e vërtetë që paisja nuk ka funksionuar mirë. Mund të jetë e vërtetë se ata që u futen “shtesë” mund ta kenë merituar. Por ky proces nuk është më i besueshëm. Procesi mund dhe duhej të përsëritej, sepse në drejtësi besimi është i shenjtë. Besimi është më i çmar se notat e kandidatit.

Të kuptohemi, një gjykatës apo një prokuror i mirë nuk është ai që di përmendësh Kodin Penal. Librat e ligjeve ata i mbajnë në tavolinë edhe kur hetojnë edhe kur japin vendime.

Një gjykatës dhe një prokuror i mirë është ai që gëzon, së pari, integritetin dhe besueshmërinë publike.

Kini parasysh: Gjykatësi është Perëndia në tokë. Ai vendos nëse do të jetosh në liri apo në burg, nëse ti ke të drejtë apo jo.

Pikërisht, 50 e ca gjykatës dhe prokurorë të së ardhmes u futën në shkollën e nivelit më të lartë të drejtësisë, në mënyrë misterioze, përmes një procesi tërësisht të dyshimtë, pa transparencë, tërësisht të pabesueshëm.

Çfarë ndryshimi ka kjo nga ai deputeti që shkon në parlament me votat që ua ka blerë apo vjedhur qytetarëve?

Sa integritet ka ai politikan, aq integritet dhe besueshmëri do të ketë nesër ai gjykatës dhe ai prokuror.

Ajo që ka ndodhur në Shkollën e Magjstraturës dëshmon se sa larg, sa shumë larg, jemi në kulturën e të bërit shtet.

Kjo dëshmon se ne jemi në gjendje të përdhosim çdo gjë, nga zgjedhjet për qeverinë e nxënësve në shkollën 9-vjeçare, deri tek zgjedhjet për parlamentin. Ne përdhosim, nga provimi i klasës së pestë, deri tek provimi i Magjistraturës.

Unë nuk jam fatalist, por po them një gjë me bindje: Brenda një dekade, djemtë e rinj të këtij vendi do të martohen me vajza nga Kosova, jo për dashuri, por që të marrin shtetësinë kosovare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco