Xhaferri: 1 Maji/ Injektimi i Narkoeuros në ekonomi vrau sipërmarrjen dhe nxiti eksodin e krahut të punës!

Xhaferri: 1 Maji/ Injektimi i Narkoeuros në ekonomi vrau sipërmarrjen dhe nxiti eksodin e krahut të punës!

12:27, 01/05/2024
A+ Aa A-

Nga Besad Xhaferri/

21 mijë të rinj dolën nga tregu i punës përgjatë 2023 në Shqipëri e shumica prej tyre zgjodhën largimin nga vendi, si të vetmen alternativë për të garantuar një jetë dinjitoze dhe për t’ju bërë krah familjes.

Paga të ulëta, operimi me dy bordero, mungesa e kushteve të sigurisë teknike në punë dhe korrupsioni në administratë janë në themel të eksodit masiv të krahut të punës nga Shqipëria, që dekadën e fundit ka qënë në shifra drastike.

Projekti i qeverisë për injektimin e parave të krimit në ekonomi ka vrarë sipërmarrjen tradicionale dhe punëtorin e ndershëm i cili edhe pse mund të bëjë dy ose tre punë e ka të pamundur të përballojë jetesën në Shqipëri.

Tatimi për profesionet e lira që ka hyrë në fuqi prej Janarit të këtij viti do të nxisë një tjetër valë eksodi të trurit dhe krahut të punës, teksa sipërmarrësit në vend që të pushtonin sheshet me protesta masive kanë zgjedhur heshtjen nga frika se kamikazët e tatimeve do t'u zbarkojnë në derë.

Eksperimentet për mbushjen e gropës në tregun e punës me punëtorë nga vendet e lindjes kanë dështuar, pasi ata nuk e kanë as rendimentin dhe as ambicien e punëtorit shqiptar, i cili sot shkëlqen në çdo vend të Evropës.

Sot në 1 Maj në ditën e punëtorit nuk ka asnjë arsye për të festuar, por mijëra arsye për të protestuar

Hartimi i një strategjie për rikthimin e krahut të punës në atdhe është një Emergjencë Kombëtare dhe këtë mos prisni t'a bëjnë ata që hartuan politikat për largimin e tyre nga atdheu!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco