Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pyetjet e paktit Rama-Meloni

Fredi Beleri për mitingun e Ramës: 'Ai kërkon të sfidojë Greqinë'

Fredi Beleri për mitingun e Ramës: 'Ai kërkon të sfidojë Greqinë'

11:04, 12/05/2024
A+ Aa A-

“Zgjedhja e ditës së sotme për vizitën e kryeministrit shqiptar në Athinë nuk është e rastësishme”, thotë Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës në mesazhin e tij dhënë nga burgu i Fierit, duke akuzuar kryeministrin shqiptar se dëshiron të provokojë me mitingun që po zhvillon në Athinë me emigrantët.

Në mesazhin e tij publikuar nga Zougla.gr, kandidati për eurodeputet i Nea Demokratia dhe kryebashkiak i Himarës, tregon se sot bëhet pikërisht një vit nga arrestimi i tij. Sipas tij, Rama zgjodhi këtë ditë pasi e ka shqetësuar nominimi i tij.

“Ai dëshiron të provokojë Greqinë, të bëjë një shfaqje force brenda Shqipërisë dhe të ulë moralin e grekëve në rajon. Ai nuk do t'ia dalë. Askush nuk mund të luajë me krenarinë dhe dinjitetin e helenizmit”, përfundon mesazhi i Fredi Beleri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco