‘Takim tallava’/ Meta: Rama i acaronte marrëdhëniet me Greqinë kur ia kërkonte një vëlla më i madh

‘Takim tallava’/ Meta: Rama i acaronte marrëdhëniet me Greqinë kur ia kërkonte një vëlla më i madh

20:57, 15/05/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar sërish vizitën e Ramës në Athinë, duke e quajtur një takim tallava.

I ftuar në emisionin ‘ngA Kalaja’ me moderatorin Aulon Kalaja, Meta u shpreh se të gjithë kanë parë qindra autobusë të nisur nga Shqipëria, pasi ka shkuar administrata.

Gjithashtu Meta u shpreh se ky takim i Ramës me shqiptarët në Athinë nuk do të shërbejë asgjë në dobi të qytetarëve dhe se më herët, kryeministri sa herë që ia kërkonte një vëlla më i madh, i acaronte marrëdhëniet me Greqinë pa nevojë sidomos në kohën e Tsiprias.

Meta: Takimi ishte tallava. Nëse shkon si kryetar i PS nuk shkon me charter ose deklaron që charteri ëhstë paguar nga PS. Të gjithë kanë parë qindra autobusë,ka shkuar administrata. Ata që kanë vajtur, kanë shkuar se kanë thënë do këndojnë këngëtarët që ishin ftuar. Qytetarët shqiptarë nuk kanë përfituar asgjë nga takimi i Ramës në Athinë, sidomos qytetarët shqiptarë që jetojnë Greqi. Edi Rama sa herë që ia kërkonte një vëlla më i madh, i acaronte marrëdhëniet me Greqinë pa nevojë sidomos në kohën e Tsiprias.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco