Dhuna barbare mbi avokatin Sokol Mëngjesi/ Argita Malltezi: U sulmua për shkak të detyrës

12:48, 29/05/2024
A+ Aa A-

Argita Malltezi dhe kreu i Dhomës së Avokatisë, Fatmir Braka kanë vizituar tek Spitali i Traumës avokatin e kreut të opozitës, Sokol Mëngjesi.

Malltezi deklaroi për mediat se ky ishte sulm për shkak të detyrës.

"Avokati u sulmua për shkak të detyrës. Kush e njeh Sokolin e di sa njeri korrekt është. Nuk ka asnjë konflikt tjetër. Ai është në reanimacion nuk e takova dot por fola me familjarë dhe mjekë. Duhet të presim për të parë gjendjen e tij," tha Malltezi.

Burime nga urgjenca e Spitalit të Traumës thonë se nga ekzaminimet e para avokati Sokol Mëngjesi ka fraktura në kokë. Pritet t’i bëhen edhe ekzaminime të tjera, pasi këto janë rezultatet e para gjatë ekzaminimit me skaner.

Avokati i Berishës, Sokol Mëngjesi po linte fëmijën në kopsht kur u rrah barbarisht nga tre persona të paidentifikuar këtë të mërkurë. Autorët e kanë gjurmuar avokatin kur ka dalë nga banesa e tij në zonën e ish-Bllokut dhe i kanë zënë pritë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco