A ndryshon Irena me tre mbiemra nga kamikazët e rrugës?

A ndryshon Irena me tre mbiemra nga kamikazët e rrugës?

Nga Milaim Nela - 29/05/2024

E goditën me banditë me grusht në mes të bulevardit - dështuan, por nuk hoqën dorë!

Kurrë nuk do heqin dorë!

E izoluan pa ligj!

E burgosën pa akuzë!

E ndaluan të ushtrojë mandatin që ia ka dhënë sovrani, pa ligj!

I ndalojnë rrogën, pa ligj!

Po i marrin këto vendime në mënyrë kaq flagrante duke dhunuar ligjet e vendit në një mënyrë që nuk është parë as në kohën e Aranit Çelës!

Sot, në një akt tipik mafioz paskan goditur avokatin e tij ngaqë nuk dinë ç’të bëjnë duke qenë se ligjërisht e juridikisht ndihen me shpatulla pas murit!

I janë kthyer akteve të banditizmit dhe vrasjeve ashtu siç e kanë pasur traditë!

Drejtësia kamikaze me veladon të zi nuk ndryshon fare nga ai banditi me levë që ka goditur Sokol Mëngjesin!

Si Irena me tre mbiemra edhe ky ditëziu që ka goditur avokatin janë kamikazët e regjimit e nuk ndryshojnë aspak nga njëri tjetri.

Qëllimin e kanë të njëjtë!

Të ngjallin frikë dhe panik, të demonstrojnë terror!

Mos u habisni kur ndonjë ditë ta abrogojnë edhe ligjin e avokatisë siç bënë baballarët e tyre!

Edhe njëherë!

Nuk e kanë me Sali Berishën, por me secilin prej jush!

Nuk e kanë vetëm me PD-në, por e kanë me pluralizmin, me demokracinë!

Kjo është diktatura por ndryshe nga ajo e baballarëve, kjo e bijve të tyre është edhe e mafias!

Ky ndryshon shteti i Edi Ramës nga ai i Vladimir Putinit?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco