Floriana Garo: Të rinj dhe të reja, afrohuni tek ne, ta kthejmë Shqipërinë në vendin e ëndrrave

20:38, 15/05/2024
A+ Aa A-

Anetarja e kryesise e njokohesisht edhe zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, pjesëmarrëse në tubimin e sotëm pranë shtëpisë së liderit demokrat mbajti fjalën e saj në podium.

Fjala e plotë:

 

Pershendetje te dashur demokrate te lire, pershendetje Kryetar i Partise Demokratike Sali Berisha.
 
Partia Demokratike, pas nje rrugetimi te gjate e jo te lehte, eshte sot me e bashkuar, ashtu sic ne te gjithe e deshiruam te gjithe kur nisem Foltoren.
 
Megjithate, Partia Demokratike nuk eshte e njejta pa Sali Berishen. Partia Demokratike ka nevoje per kryetarin e saj jashte baneses se tij, pertej rruges se Shpreses, ne aksion, ne cdo qytet ne takime me demokrate e qytetare.
 
Shqiperia ka nevoje per nje Partine Demokratike te forte, nje parti vertet kercenuese per Qeverine aktuale.
 
Edhe pse nje pjese refuzon ta pranoje, Vendi ka nevoje per Sali Berishen ! Nje thirrje e fuqishme buron nga zemra e cdo demokrati, cdo opozitari: Lironi Sali Berishen !
 
Zgjedhjet jane 1 vit larg!  Partia Demokratike ka nevoje per vulen e siglen e saj! Ka nevoje kete here per kryetarin e Opozites te shenohet qartazi ne fleten e votimit.

Per te miren e gjithe shqiptareve :

Clirojeni Partine Demokratike! Mos e mbani me peng!

Demokratët janë qendrestare, edhe pse ndonjëherë të zhgënjyer. Ne besojmë për dite më të mira, për një të ardhme me shprese e me drite.
 
Duhet të bëhemi alternativa e besueshme për çdo qytetar.
 
Fytyra e re e vendit tonë, e ndritshme si dielli në hapësirë.
 
Të rinj dhe të reja, gra dhe Vajza, afrohuni tek ne.
 
Ta kthejmë Shqipërinë në vendin e ëndrrave, ku lulezojne familjet e forta qe jane shtylla e shoqerise, e jo individet e perhumbur dhe te manipulueshem sic kerkon ti perhape e majta.
 
Shumë miq të mi ne vendet ku kam jetuar dëshirojnë të kthehen në atdhe, të jenë bashkë me ne,
 
Kurioziteti për jetën tonë ne Shqiperi është i madh, por ende nuk kanë guxim ta hedhin kete hap sepse Shqiperia eshte e pasigurte.
 
Le te jete e djathta jone ti ktheje emigrantet tane në shtëpi,
 
Të bashkojë familjet, të krijojë një klimë të re për jetën.
 
Partia Demokratike do ta bëjë këtë të mundur, duke i mirearsimuar e punesuar te rinjte, duke mbeshtetur ciftet e reja e duke nxitur shtimin e popullsise.
 
Le të bëhemi ne fytyra e re e këtij vendi, miqtë e mi.
Në këtë kohë kaq të rëndësishme, të bashkuar për një të ardhme më të mirë.
 
Le të frymëzojmë gjeneratat e reja ne dukje te painteresuara, që të na afrohen.
Të japin kontributin e tyre, në këtë luftë për të drejtën dhe lirinë.
 
Le të behemi fytyra e re e ketij vendi në çdo hap dhe veprim, duke percuar e ushqyer vlerat per te cilat kemi kaq shume nevoje.
 
Duke i bërë që ata që na rrethojnë të ndiejnë këtë frymë të re që po nis te shpertheje.
 
Le të fillojmë që tani për të bindur qytetarët, Se ne, të djathtët, jemi fytyra e re e Shqipërisë, që nuk do të përballojë më kurrë zhgënjimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco