Kryeministri belg e quan “ide të çmendur” dërgimin e të burgosurve në Kosovë

Kryeministri belg e quan “ide të çmendur” dërgimin e të burgosurve në Kosovë

12:11, 01/05/2024
A+ Aa A-

Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, e ka quajtur “ide të çmendur” propozimin e një prej deputetëve belg që të burgosurit pa leje qëndrimi të dërgohen në një burg që do të ndërtohej në Kosovë.

Javën e kaluar, deputeti i Aleancës së Re Flamane (N-VA), Theo Francken, propozoi që Belgjika të ndërtojë burg në Kosovë për t’i strehuar ata që janë kapur pa dokumente në shtetin belg.

Kryeministri De Croo ka thënë se kjo ide është vjedhur nga Danimarka e deri tash s’ka rezultuar e suksesshme.

“Një ide e vjedhur nga Danimarka, e cila tashmë i ka kushtuar 210 milionë euro pa u dërguar asnjë i arrestuar në Kosovë”, ka thënë De Croo gjatë një tubimi në qytetin e Blankenbergut, raporton “Trends”.

De Croo, që shërben si kryeministër i Belgjikës nga 2020-a, ka paralajmëruar “kohë të vështira” pas zgjedhjeve.

Zgjedhjet federale në Belgjikë mbahen më 9 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco