Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Meta: Dje nuk kishim vetëm Konventë, por edhe një takim brezash të …

VIDEO/ Meta: Dje nuk kishim vetëm Konventë, por edhe një takim brezash të …

09:59, 28/04/2024
A+ Aa A-

Ilir Meta, President i Partisë së Lirisë, përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, një ditë pas Konventës së kësaj partie, shprehet se dje nuk kishim vetëm Konventë por edhe një takim brezash të vajzave dhe mbesave të luftëtarëve për Çlirimin e vendit.

Meta tha se në Konventën e PL-së, mori pjesë edhe një heroinë dhe bijë Heroi si Tefta, vajza e Dilaver Radeshit i cili në moshën 20-vjeçare u plagos për herë të katërt në betejën për Çlirimin e kryeqytetit, si Komandant batalioni i Brigadës të Parë Sulmuese.

Postimi nga Ilir Meta

I lumtur që dje në Konventën tonë mori pjesë edhe një heroinë dhe bijë Heroi si Tefta, vajza e Dilaver Radeshit i cili në moshën 20-vjeçare u plagos për herë të katërt në betejën për Çlirimin e kryeqytetit, si Komandant batalioni i Brigadës të Parë Sulmuese.

Dilaver Radeshi ishte ndër drejtuesit kryesorë të ushtrisë dhe i vetmi që i doli hapur kundër Enver Hoxhës me letrën e tij kundër heqjes së gradave në ushtri edhe pse të gjithë mendonin si ai.

Mbi 20 vite burg bëri Dilaver Radeshi edhe pse në kohën kur u burgosën Beqir Balluku, Petrit Dume dhe Hito Cako i kërkuan të dëshmonte kundër tyre që të lirohej vetë.

Në gjyqin e tyre Dilaveri tha se "këta janë 'armiq' si puna ime por meqënëse erdha këtu po u them këtyre shokëve të mi që heqja e gradave në ushtri këtu do t'ju sillte".

Tefta është heroinë sepse nuk pranoi të dëshmonte kundër shokëve të babait si Skënder Malindi dhe Mane Nishova, të cilët ishin shprehur kundër heqjes së gradave dhe kundër burgosjes të Dilaverit.

Në moshën 18-vjeçare ajo bëri një akt çmendurie duke u hedhur nga kati i katërt kur i trokitën në derë për ta marrë përsëri në pyetje pasi kishte refuzuar disa herë të bashkëpunonte kundër shokëve të babait. Fatmirësisht ajo shpëtoi edhe pse vuajti për dy vite në spital.

Më pas një artist i njohur korçar duke dëgjuar nga mbesa e Sandër Prosit për çmendurinë e saj ra në dashuri me të vetëm me të dëgjuar.

Pastaj kur e pa nga afër doli edhe ai kundër regjimit dhe u martua me vajzën e armikut. Kështu edhe ai do dënohej me largim nga Korça për t'u syrgjynosur në një nga fshatrat më të thellë.

Por këta dy njerëz plot pozitivitet i mbijetuan regjimit dhe sot janë jo vetëm të lumtur për vajzat e tyre të mrekullueshme por edhe krenarë që nuk u përkulën kurrë.

Tefta është edhe motra e të paharruarit Kastriot Sulçe një kampioni e rekordmeni absolut në atletikë në garat e shpejtësisë, të cilit traineri i ndryshoi mbiemrin që të merrte pjesë në gara përmes shumë peripecish.

Sa herë takohem me Jani Kaçin, portierin e shquar të Korçës e Kombëtares më flet me shumë vlerësim, respekt por edhe trishtim për Kastriotin, një talent aq i madh dhe që vuajti aq shumë se ishte djali i "armikut" që u plagos 4 herë për Çlirimin e Shqipërisë.

Çdo regjisor që do të merrte përsipër të hidhte në film këtë histori shqiptare do kishte mbështetjen time më të madhe.

Dhe së fundi Tefta në këtë Konventë mësoi se Erisa Xhixho nuk ishte nga Backa e Skraparit por mbesa e Thoma Xhixhos, një komandant tjetër i shquar i Luftës Antifashiste dhe drejtues i lartë në Ushtri për të cilin Dilaveri kishte shumë respekt.

Dje nuk kishim vetëm Konventë por edhe një takim brezash të vajzave dhe mbesave të luftëtarëve për Çlirimin e vendit.

Falenderoj të gjithë veteranët dhe pasardhësit e Heronjve që morën pjesë në Konventën tonë madhështore "Për ty Atdhe"!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco