VIDEO-SYRI TV/ Rezoluta e PS për Reformat, reagon BE: Të jetë gjithëpërfshirëse e ndërpartiake

18:02, 13/05/2024
A+ Aa A-

Rezoluta e PS për reformat është përshëndetur nga BE por me kushtin që të jetë gjithëpërfshirëse dhe me mbështetje ndërpartiake. Përmes një reagimi për mediat delegacioni I BE në Tiranë vë theksin që Reforma në Drejtësi e 2016 që u miratua me konsensus politik të jetë e pakthyeshme. Po kështu BE bën thirrja që nisma të jetë në koherence me angazhimet që ka Shqipëria sa i takon procesit të integrimit në Union

Nga SYRI TV

Delegacioni i BE ka përshëndetur nismën për ngritjen e një Komision të Posaçëm Parlamentar për ndërmarrjen e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe korrupsionit, por thekson se ajo duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe me mbështetjen e të gjitha palëve.

Në një reagim të shpërndarë për mediat, delegacioni i BE vë thekson tek Reforma e Drejtësisë e 2016 e votuar me konsensus politk, duke shtuar se ajo duhet të jetë e pakthyeshme.

Për sa i përket sektorit të drejtësisë, vërejmë se parimi kryesor duhet të jetë pathyeshmëria e reformës në drejtësi të vitit 2016.

Theksojmë se është me rëndësi jetike që procesi i propozuar parlamentar të jetë i bazuar në prova, transparent, të gëzojë mbështetje të fortë ndërpartiake dhe të mbështetet në një konsultim gjithëpërfshirës dhe kuptimplotë me të gjitha institucionet dhe palët e interesuara, përfshirë edhe shoqërinë civile.

 Po kështu BE thekso n se është e rëndësishme të garantohet që kjo nismë do të zhvillohet në koherencë të plotë me gjetjet e raporteve të shqyrtimit analitik të legjislacionit dhe me angazhimet që ka marrë Shqipëria si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, si udhërrëfyesit për shtetin ligjor dhe administratën publike.

Pas propozimit të draft rezolutës së PS për reformat, Rama ftoi edhe opozitën për bashkëpunim. Kreu i grupit parlamentar të PD Gazmend Bardhi ka deklaruar se do të shprehet për këtë nismë vetëm kur ajo të kalojë në rrugë zyrtare para kuvendit, ndërsa presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta e sheh rezolutën si manovër të rrahës të Edi Ramës për ti kthyer reformat në funksion të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco