Miratohet Projektligji për marrëveshjen e burgjeve me Danimarkën

Miratohet Projektligji për marrëveshjen e burgjeve me Danimarkën

09:59, 20/05/2024
A+ Aa A-

Qeveria ka mbajtur mbledhjen elektronike në të cilën e ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit me Danimarkën për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

“Çështja kryesore e trajtuar në këtë projektligj është ratifikimi i Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, të nënshkruar nga Ministrat e Drejtësisë të të dy vendeve, më 26 prill 2022 në Prishtinë dhe 16 maj 2022 në Kopenhagë të Danimarkës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco