VIDEO/ Avokati: Operacioni i fundit i SPAK, më i dështuari dhe qesharaku

10:37, 20/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, avokati Kujtim Cakrani ka folur për dështimin e aksionit të SPAK me 50 urdhër-arreste dhe ekzekutimin e vetëm pesë prej tyre, ku vërtetohen lidhjet e krimit të organizuar dhe politikës.

Sipas avokatit, operacioni i fundit i SPAK ishte operacioni më i dështuar dhe më qesharak, pasi nga 50 urdhër-arreste, nuk u arrestua askush sepse ata që u arrestuan ishin në qeli.

‘Në të gjitha raportet dhe investigimet ndërkombëtare na del që ministra, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, njerëz të drejtësisë dalin të lidhur me krimin e organizuar. Shteti në Shqipëri nuk ekziston më dhe e ardhmja në këtë vend do jetë si Haiti’, u shpreh Cakrani.

Cakrani: Këtu nuk ekziston më shtet. Operacioni i fundit ishte operacioni më i dështuar dhe më qesharaku. Këta thonë 50 urdhër-arreste, por nuk u arrestua askush sepse ata që u arrestuan ishin në qeli. Shteti këtu nuk ekziston më i bazuar në ligje, këtu shteti është mafia. Borselino e ka thënë qartë, shteti dhe mafia operojnë në të njëjtin territor dhe shteti o e lufton mafien, o janë ortakë dhe këtu shteti dhe mafia janë ortakë dhe kjo nuk ka asnjë dyshim.

Në të gjitha raportet dhe investigimet ndërkombëtare na del që ministra, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, njerëz të drejtësisë dalin të lidhur me krimin e organizuar. Shteti në Shqipëri nuk ekziston më dhe e ardhmja në këtë vend do jetë si Haiti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco