Lajmi i fundit

LIVE/ Komision hetimor për sterilizimin dhe 'check up'

Stoku i dosjeve/ Manjani ironizon konferencën e KLGJ në hotel 'Rogner'

Stoku i dosjeve/ Manjani ironizon konferencën e KLGJ në hotel 'Rogner'

11:13, 20/05/2024
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Sot në Rogner janë mbledhë KLGJ dhe disa gjykatës. Diskutojnë për të ulur numrin e çështjeve të prapambetura. Erdhi edhe ambasada. Besoj do bëhet nami...

Ndërkohë, edhe për shkak të mbledhjes, sot ka gjyqe të shtyra. Pra jo vetëm nuk zgjidhet asgjë, por krijohen vonesa të reja.

T'u propozoj unë një zgjidhje të thjeshtë:

Ktheni në punë gjykatës e prokurorë që janë shkarkuar kot fare. Janë burime njerëzore me nga 20 vite +  përvojë pune. Gdhë sikur të kishin hyrë në sistem, kanë mësuar diçka.

Ç'është ky luks idiot që ka ky shtet që përzë njerëzit me përvojë nga sistemi, krejt kot? Si rasti i zonjës Sevdari ka plot magistratë që janë larguar padrejtësisht.

Ju kujtoj që Kushtetuta ka vendosur kriterin e 2-fishit të pasurisë së pajustifikuar, si parim proporcional. Por vetingu nuk e respektoi në asnjë rast.

Shpejtimin e gjykimit nuk e ka më në dorë as KLGJ e as trupa e sotme gjyqësore. E ka në dorë parlamenti që duhet të plotësojë ligjin e vetingut, për të vendosur në fuqi proporcionalitetin. Këtë ka thënë edhe Gjykata e Strasburgut.

Harxhohet frymë kot me mbledhje solemne. Mbledhje që vetëm krijojnë probleme të reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco