I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV ishte gazetari Basir Çollaku.
Ai ka komentuar operacionin e fundit të SPAK për arrestimin e disa personave, pjesë të 7 grupeve kriminale.
Basir Çollaku: Ajo që të bënë përshtypje ka të bëjë me faktin se është hapur supermarketi më i madh kriminal ne Shqipëri, i cili ka departamentet e ndara, atë të marrëdhënieve me jashtë, shitblerjes së kokainës, kanabisit. Sektorin e vrasjeve. Sektorin politik.
Këtu jemi deficitarë edhe me urdhër-arreste, edhe me hetimin për këto momente, ndonëse Prokuroria e Posaçme mund të ofrojë në kohët në vijim, emra dhe skema të reja, të cilat gjenden nëpër dosje, por unë nuk i pashë të publikohen apo të shkojnë më tej.
Është pikërisht kjo mburojë e pushtetit. Një pjesë e këtyre janë në qeli.
Defiçiti në ekzekutimin e urdhër-arresteve ka të bëjë edhe me faktin që Prokurori i Posaçëm edhe me herët deklaronte që ne nuk bashkëpunojmë me Policinë e Shtetit për shkak të inkriminimit të oficerëve të lartë të kësaj strukture...
© SYRI.net