Mesazhi i Presidentit të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë në ditën e punëtorëve: Jo abuzimit dhe diskriminimit në vendin e punës

Mesazhi i Presidentit të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë në ditën e punëtorëve: Jo abuzimit dhe diskriminimit në vendin e punës

13:11, 01/05/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Ipeshkvore të Shqipërisêë, Don Gjergj Meta ka bërë një reagim në lidhje me ditën ndërkombëtare të punës.

Don Gjergj Meta është shprehur se në ditën e punëtorëve, mendimi ynë është edhe për viktimat e bardha që gjejnë vdekjen në vendin e punës nga mungesa e parametrave të sigurisë. Po ashtu ata punëtore e punëtorë që shfrytëzohen, janë të nënpaguar ose punojnë me orare e kushte që nuk respektojnë dinjitetin e punëtorit, diskriminohen apo nuk u jepet vendi i merituar i punës. Në mënyrë të veçantë gratë dhe nënat që shpesh janë viktima të abuzimit në vendin e punës, të përçmimit apo diskriminimit.

Reagimi:

Puna në rradhë të parë fisnikëron njeriun, i jep atij dinjitetin dhe i sjell familjes dhe individit të ardhurat për një jetesë të dinjitetshme. Ajo nuk mund të jetë vetëm një mjet fitimi i punëdhënësit, por mbi të gjitha një instrument që e bën më të mirë shoqërinë.

Nderim dhe respekt për të gjithë ata që punojnë e fitojnë me djersë dhe me mund duke u garantuar familjeve të tyre dinjitetin e një jete të qetë. Po ashtu edhe për ata punëdhënës që respektojnë dinjitetin e punëtorëve e punëtoreve të tyre, duke i paguar sipas standardeve dhe duke u krijuar kushte pune që mbajnë parasysh nevojat e tyre jetësore.

Nga ana tjetër, në ditën e punëtorëve, mendimi ynë është edhe për viktimat e bardha që gjejnë vdekjen në vendin e punës nga mungesa e parametrave të sigurisë. Po ashtu ata punëtore e punëtorë që shfrytëzohen, janë të nënpaguar ose punojnë me orare e kushte që nuk respektojnë dinjitetin e punëtorit, diskriminohen apo nuk u jepet vendi i merituar i punës. Në mënyrë të veçantë gratë dhe nënat që shpesh janë viktima të abuzimit në vendin e punës, të përçmimit apo diskriminimit.

Shpesh në Shqipëri fenomene si shfrytëzimi, nënpagesa, abuzimi në vendin e punës, klientelizmi për punësim, diskriminimi, gjenden të fshehura e pak të trajtuara nga mediat apo nga politika. Duhet më shumë vëmendje dhe guxim në këtë drejtim nga ana e të gjithëve.

Sot Kisha përkujton shën Jozefin punëtor. Jezusi u rrit në familjen e tij, bashkë me Jozefin e Marinë, me respektin për punën dhe punëtorin. E sot në këtë ditë Kisha shpreh nderimin e saj dhe lutet për çdo njeri që punën e ka instrumentin kryesor të mbajtjes së familjes dhe të jetesës së saj.

Shën Jozefi punëtor lutu për ne!

Dom Gjergj Meta

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco