Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

Dy standardet e Veliajt, ç’deklaronte 15 vite më parë për ligjin dhe vjedhjet?

Dy standardet e Veliajt, ç’deklaronte 15 vite më parë për ligjin dhe vjedhjet?

12:05, 01/05/2024
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u paraqit dje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Veliaj u thirr nga SPAK, edhe pse deklaroi se e kishte kërkuar vetë takimin.

Por, Veliaj doli nga SPAK me “duar në xhepa” jo ashtu sikurse opinioni publik priste, duke marrë në konsideratë akuzat për inceneratorin e Tiranës dhe dosjen “5D”.

15 vite më parë, në një intervistë për Zërin e Amerikës, Veliaj ka deklaruar se nëse një ligj nuk funksionon për të ndaluar vjedhjet, sado i mirë të jetë, nuk parandalon asgjë.

“Sigurisht që t’i mund të bësh ligjet më të mira që të ndalosh vjedhjet. Sigurisht që t’i mund t’i kthesh 10 urdhërimet më të mira në ligjet më të mirë të këtij vendi. Për sa kohë që një hajdut nuk futet në burg, ligji më i mirë nuk parandalon asgjë”, deklaronte Veliaj.

Sot, Veliaj i cili akuzohet për vjedhjen e taksapaguesve shqiptarë, po bën që ligji të mos funksionojë, sepse sot ai nuk është pas hekurave./POLITIKO

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco