‘Koha që dosja të zbardhet’/ A ka dëshmuar Balluku kundër Veliajt për inceneratorin e Tiranës?

20:08, 15/05/2024
A+ Aa A-

Pas më shumë se tre orë në SPAK, Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka dalë dhe ka deklaruar se ishte thirrur për dosjen 225, që korrespondon me dosjen e inceneratorit të Tiranës.

Ajo që ra menjëherë në sy ishte deklarata e Ballukut, e cila theksoi se kishte ardhur koha që kjo dosje të zbardhet, si dhe kishte dhënë disa sqarime të nevojshme që do shërbejnë për zbardhjen njëherë e mirë të kësaj dosje, e cila sipas saj ka bërë pisë të madh e të vogël.

A është kjo një deklaratë e cila vërteton tashmë se Belinda Balluku ka dëshmuar kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili akuzohet nga opozita si pronari faktik i inceneratorit të Tiranës?

Kujtojmë se nga provat dhe faktet e bëra publike më herët nga denoncimet e opozitës, është vënë re se Balluku i ka dërguar disa herë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, shkresa zyrtare ku i kërkon që të marrë në dorëzim inceneratorin e Tiranës, (i cili nuk ekziston) por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe shkresat zyrtare nuk kanë marrë përgjigje nga zyrtarët e Bashkisë Tiranë.

Deklarata e plotë e Ballukut pasi doli nga SPAK:

Balluku: Ishte një thirrje për dosjen 255, që është dosja e inceneratorit të Tiranës. Duhet të jepja disa sqarime që besoj të kenë shërbyer në zbardhjen e kësaj dosje. Kjo është ndarja e vërtetët e pushteteve. Qeveria ka punën e saj, parlamenti ka punën e tij dhe drejtësia ka punën e saj dhe ne jemi këtu për ta mbështetur. Kjo është një dosje që ka bërë pis të madh e të vogël dhe ka ardhur koha të zbardhet, për të ndarë njëherë e mire të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi i pafalshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco