Konventa, Xhixho: Ja kush janë forca e vërtetë e Partisë së Lirisë

Konventa, Xhixho: Ja kush janë forca e vërtetë e Partisë së Lirisë

12:40, 28/04/2024
A+ Aa A-

Erisa Xhixho, e cila një ditë më parë u zgjodh nga Konventa e PL-së, si zv.Presidente e kësaj partie, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa shpreh mirënjohjen ndaj delegatëve, të cilët i konsideron si forcën reale të Partisë së Lirisë.

Vota juaj është vlerësimi më i madh për kontributin tim prej gati 20 vitesh në këtë parti.

Jam e bindur se fryma që na mblodhi dje të gjithë bashkë do të na udhëheqë në betejat e ardhshme politike përballë një regjimi të korruptuar e mafioz”, shkruan Xhixho.

Postimi nga Erisa Xhixho

Mirënjohje delegatëve të Partisë së Lirisë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në Konventën Kombëtare. 🇦🇱

Falënderime për qindra të rinj e të reja, pensionistë e prindër me fëmijë, të ftuar që udhëtuan drejt Tiranës që në orët e para të mëngjesit nga skajet më të largëta të Shqipërisë, e mijëra të tjerë që na ndoqën përmes ekraneve dhe platformave online.

Forca e Partisë së Lirisë janë pikërisht ata! ❤️

Mirënjohje që më besuan me votë detyrën e rëndësishme të zv.presidentes së Partisë së Lirisë. 🙏

Vota juaj është vlerësimi më i madh për kontributin tim prej gati 20 vitesh në këtë parti.

Jam e bindur se fryma që na mblodhi dje të gjithë bashkë do të na udhëheqë në betejat e ardhshme politike përballë një regjimi të korruptuar e mafioz.

Plani me pesë prioritete për “Shqipërinë – 4 milionë shqiptarë” është misioni im më i ri. 🇦🇱

Bashkë do ta bëjmë realitet! 🤝❤️

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco