Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Tregu i Lezhës i boshatisur, qytetarët: Janë rritur çmimet, s’i përballojmë dot

14:34, 21/12/2023
A+ Aa A-

SYRI TV-Tregu i Lezhës ofron një pamje krejtësisht të boshatisur në ditët e fundit të vitit.

Tregtarët thonë se për shkak të rritjes së çmimeve numri i blerësve ka pësuar rënie, ndërsa vetë qytetarët pohojnë se nuk përballojnë dot shpenzimet për shkak të çmimeve të larta.

Rritja e kostos së jetesës ka vënë në vështirësi qytetarët të cilët thonë se e kanë pamundur t’i kalojnë festat si vitet e tjera, pasi më të ardhurat që kanë nuk i përballojnë dot shpenzimet.

Duke sfiduar tregtarët që paguajnë taksat, problem prej vitesh në Lezhë mbeten edhe tregtarët ambulantë të cilët shesin në rrugë apo trotuare, ndërsa autoritetet përgjegjëse vijojnë të heshtin përballë këtij fenomeni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco