Parashikimi i motit për nesër, 26 prill 2024

Parashikimi i motit për nesër, 26 prill 2024

14:34, 25/04/2024
A+ Aa A-

Për ditën e nesërme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike, njoftoi sot SHMU.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare të cilat në orët e mesditës dhe pasdites do të jenë hera-herës deri të dendura. Këto vranësira në zonën e veriut dhe pjesërishst qendër do të shoqërohen me reshje shiu lokale dhe afatshkurtra. Pas orëve të pasdites mot përsëri i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim - jugperëndim me shpjetësi mesatare 1-8m/sek duke bërë që valëzimi ne detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat u regjistruan:
në zonat malore 0 deri 16°C
në zonat e ulëta 2 deri 19°C
në zonat bregdetare 6 deri 19°C
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco