SYRI TV/ Lushnjë, kryeplaku i Krutjes në përplasje me Ujësjellësin: I pagova faturat, nuk ma lidhën ujin

13:34, 24/04/2024
A+ Aa A-

Kalvarin e problemeve me Ujësjellës-Kanalizimet Lushnjë, kryeplaku i fshatit Krutje e Sipërme, Vangjel Gjermeni, e cilëson si një hakmarrje politike. Ai tregon se edhe pse i ka paguar faturat e ujit, shërbimi i është ndërprerë dhe nuk i është rikthyer sërish.

Nga SYRI TV

Kryeplaku i fshatit Krutje e Sipërme e cilëson si një hakmarrje politike përplasjen me Ujësjellës-Kanalizimet Lushnjë. Lexo

Vangjel Gjermeni, tregon të gjithë kalvarin e problemeve duke nisur që nga ndërprerja e shërbimit, pagesa e faturave të prapambetura në muajin mars dhe më pas edhe mos ofrimin e shërbimit nga Ujësjellës-Kanalizimet Lushnjë edhe pas ai ka paguar të gjitha detyrimet.

Për problemin që ka hasur, Gjermeni ka njoftuar edhe administratorin e njësisë administrative Krutje në bashkinë e Lushnjës, por askush nuk e ka përfillur duke i deklaruar se nuk është punë e tyre.

Ndërkohë edhe banorë të tjerë jashtë kamerës ankohen se edhe pse paguajnë taksat, shërbimet nuk i marrin, po nuk reagojnë pasi kanë frikë nga ndonjë hakmarrje e drejtuesve vendorë.

Gazetar: J. Kasapi

Pamje: Syri TV

Montazhier: L. Kotri

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco