Shkolla e Magjistraturës shpall listën përfundimtare të konkurrentëve për fazën e dytë, shtohen edhe 10 kandidatë

Shkolla e Magjistraturës shpall listën përfundimtare të konkurrentëve për fazën e dytë, shtohen edhe 10 kandidatë

21:07, 24/04/2024
A+ Aa A-

Faza e dytë e provimit të Magjistraturës, e cila ishte projektuar të mbahej ditën e sotme në orën 15:00 është anuluar. Mësohet se faza e dytë e këtij provimi do të mbahet ditën e nesërme. Ndërkohë që ende nuk duhet shkaku i anulimit të këtij provimi.

Provimi i kandidatëve për tu bërë magjistrat, pasi është dorëzuar nga këta të fundit, është kontrolluar me scantron dhe në prezencën e të gjithëve është shpallur edhe lista fituese nga ku ka rezultuar se 79 emra kanë marrë 63 deri në 86 pikë, të mjaftueshme për tu renditur në krye. Por 24 orë më vonë lista zyrtare është manipuluar dhe nuk ishin më 79 fitues, por 121 duke shtuar emra të tjerë.

Përballë kundërshtimeve dhe një peticioni, shkolla e magjistraturës nuk e kreu provimin këtë të mërkurë  dhe së fundmi lista e atyre që do hyjnë në fazën e dytë të provimit deklarohet 131. Kandidatët janë njoftuar se provimi do të mbahet  të enjten në orën tetë. Ndërkohë që një ditë më parë njëri nga pretendentët që garon në magjistraturë hodhi dyshime duke nisur nga momentet e para të provimit.

“Në orën 20:00 u futëm, në 10:15 mbaroi fotokopja, u pezullua nga drejtuesit si proces i zgjedhjes së tezave dhe u hodh dhe u hodh sërish shorti për përzgjedhjen e tezave të reja. Njerëzit donin të shkonin në banjo, nuk lejoheshin, domethënë ky ngërçi, u bë provimi, kaluan vetëm 97 veta. U habitëm të gjithë, si ka mundësi”, tha një prej kandidatëve për gazetaren Anila Hoxha.

Pikëpyetjet e para se çfarë po ndodhte me magjistraturën u shtruan  në 29 janar, ditë në të cilën u hoq kriteri I mesatares për lëndët kryesore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco