VIDEO-SYRI TV/ 'Nuk shkojmë 4 km larg për të blerë', qytetarët kundërshtojnë vendimin e bashkisë Belsh për tregun

18:25, 27/04/2024
A+ Aa A-

Bashkia e Belshit me një vendim absurd, ka vendosur të largojë 4 km larg qytetit rreth 120 tregtarë, të cilët çdo të shtunës, shesin prodhime bujqësore dhe mallra industrial në qytet. Këtë të shtunë policia bashkiake e Arif Tafanit ndaloi tregtarët të vijonin aktivitetin. Sipërmarrësit u shprehën se zhvendosja do të sjellë falimentimin e tyre, pasi nuk do të ketë më klientë. Edhe këta të fundit iu bashkuan protestës qytetare, duke treguar se nuk kanë mundësi të shkojnë 4 km larg qytetit për të blerë.

Nga SYRI TV

Rreth 120 tregtarë u ngritën në protestë këtë të shtunë në qytetin e Belshit, pasi bashkia ka vendosur t`i largojë nga vendi ku tregtojnë çdo fundjavë.

Sipas vendimit të bashkisë, tregtarët që prej 30 vjetësh shesin produktet e tyre në qytet, do të zhvendosen në një treg të ri, i cili është rreth 4 km larg qytetit. Këtë vendim nuk denjoi t`ua komunikonte tregtarëve asnjë zyrtar i bashkisë Belsh, por dy policë bashkiak, të cilët duket se ishin ngarkuar nga kryebashkiaku Arif Tafani të zbatonin urdhërin.

Qytetarët e kanë kundërshtuar këtë vendim, duke u shprehur se largimi nga qyteti, do të sjellë falimentimin e tyre, pasi largësia bën që të mos ketë klientë.

Këtë e kanë konfirmuar dhe qytetarët, të cilët gjithashtu janë kundër vendimit të bashkisë për largimin e tregtarëve nga qyteti.

Po ku do të zhvendosen tregtarët? Për ta është ndërtuar një treg i ri, i cili supozohej të ishte për fermerët, pasi u ndërtua me fonde të AZHBR në fshatin Kajan, rreth 4 km larg qytezës së Belshit. Disa muaj më parë, ky treg u denoncua nga emisioni ‘Plug’, pasi prej një viti nuk është vënë në funksion, shkak është pikërisht largësia nga qyteti.

Teksa duket se tregu nuk u shfrytëzua nga fermerët, bashkia e Belshit për të justifikuar qindra mijëra euro të investuara në këtë treg, ka zgjedhur vendos atje tregun industrial, por shitësit e kanë refuzuar këtë vendim, duke kërkuar që të vijojnë aktivitetin e tyre ekonomik në të njëjtin vend ku punojnë prej 3 dekadash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco