SYRI TV/ Ujë me pikatore, lagjja mbi spitalin e Vlorës, banorët: Kemi hapur puse

14:46, 09/05/2024
A+ Aa A-

Njihet si “lagjja e puseve” dhe duket se këtë emër e ka marrë pasi puset janë e vetmja mundësi për të furnizuar me ujë banorët e zonës mbi spitalin publik të Vlorës. Prej 30 vjetësh në këtë lagje nuk ka ujë të pijshëm nga shteti, ndaj zgjidhja e banorëve janë puset private.

Nga SYRI TV

Në zonë e njohur tanimë si "lagjja e puseve" në Vlorë, ka përjetuar një gjendje të vështirë të mungesës së ujit për të paktën 30 vjet.

Rreth 70% e familjeve që jetojnë këtu kanë ndërtuar puset e tyre private për të siguruar ujë, pasi rrjeti i ujësjellësit në këtë zonë të qytetit nuk funksionon.

Edhe rruga që lidh këtë lagje me spitalin rajonal është në një gjendje të amortizuar, e cila e bën që hyrja në brendësi të jetë pothuajse e pamundur për automjetet.

Duke u përballur me këto sfida infrastrukturore, lagjja duket të jetë braktisur gradualisht nga të rinjtë, të cilët janë larguar për kushte më të mira jete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco