SYRI TV/ Fshati Blacë mbi minierën e qymyrit, banorët: Sot miniera jashtë funksionit

SYRI TV/ Fshati Blacë mbi minierën e qymyrit, banorët: Sot miniera jashtë funksionit

11:29, 17/05/2024
A+ Aa A-

I ndërtuar mbi zonë minerare, por ende dhe sot banorët e fshatit Blacë në Pogradec kërkojnë rrugë, ujë dhe kanalizime. Ata shprehen se dikur miniera e Alarupit ofronte mundësi punësimi për shumë banorë, por pas lënies pas dore të saj, fshati është braktisur.

Nga SYRI TV

SYRI TV ka udhëtuar drejt fsharit Blacë të bashkisë Pogradec. Më herët, banorët e kësaj zone përveç blegtorisë e bujqësisë punonin në minierën e fshatit Alarup për nxjerrjen nga thellësia e tokës të mineralit të qymyrgurit, i cili sot është thuajse e braktisur.

Ndonëse në një zonë minerare, banorët e këtij fshati nuk kanë njohur përfitimet që do të duhet të kishin, pasi ende kërkojnë rrugë, kanalizime dhe ujë të pijshëm.

Emigrimi është i vetmi sigurim të ardhurash në pjesën më të madhe të banorëve ndërsa bujqësia dhe blegtoria janë thuajse në kushte mbijetese.

Në parcela nuk ofrohet as uji për vaditje çka sjell që një pjesë e banorëve t’i braktisin tokat bujqësore dhe të mbjellin sa për nevojat familjare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco