Samiti i 11-të i Kafshëve në Kanada/ Oli Pero dhe 'Animals Need Me': Një hap drejt mbrojtjes së kafshëve të braktisura

Samiti i 11-të i Kafshëve në Kanada/ Oli Pero dhe 'Animals Need Me': Një hap drejt mbrojtjes së kafshëve të braktisura

21:54, 08/05/2024
A+ Aa A-

Samiti i 11-të i Kafshëve në Kanada u mbajt me sukses në Halifax, Nova Scotia, në datat 5-7 maj 2024. Ky event, i organizuar për të rritur ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes së kafshëve, tërhoqi pjesëmarrjen e mbi 400 individëve, përfshirë Oli Peron nga Animals Need Me, një organizatë e fokusuar në zbutjen e fatkeqësive apo aburimeve ndaj kafshëve të braktisura.

Me një qëllim të rëndësishëm për të ndarë praktikat më të mira dhe për të gjetur zgjidhje inovative për problemet globale të kafshëve të braktisura, Samiti ofroi një platformë për diskutime të thella dhe të shumëanshme. Takimet më të rëndësishme u zhvilluan me përfaqësues të organizatave si Humane Canada, Senatori Pierre Dalphond, Save a Dog Network Manitoba, New Brunswick SPCA, Alberta Animal Rescue Crew Society, dhe Calgary Humane.

Në këto takime u diskutua për çështje të ndryshme, duke përfshirë rritjen e bashkëpunimit mes organizatave në vend të konkurrencës, si dhe edukimin e qytetarëve për të rritur ndërgjegjësimin për këtë çështje të rëndësishme. Gjithashtu u theksua nevoja për të biseduar me institucione për zgjidhje etike, për të përgatitur për emergjenca civile, për të ngritur fonde dhe për të ndërmarë masa për të parandaluar rraskapitjen e kafshëve të shpëtuar.

Oli Pero nga “Animals Need Me” gjithashtu ishte në fokus të vëmendjes së Albaninan Montreal Press edhe për shkak të prezencës së saj në kopertinën e revistës digitale Whoman në Kanada, duke ndarë detaje të misionit të tyre dhe punës në Shqipëri në shërbim të kafshëve të braktisura.

Për organizatën e saj, kjo ngjarje ishte një mundësi e vlefshme për të siguruar një rrjet mbështetës, për të mësuar nga praktikat më të mira dhe për të frymëzuar të tjerët për të angazhuar në mbrojtjen dhe kujdesin për kafshët në nevojë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco