Syri-TV/ Fshati Tapi në Kuçovë drejt shpopullimit total

Syri-TV/ Fshati Tapi në Kuçovë drejt shpopullimit total

17:21, 08/05/2024
A+ Aa A-

Largimi masiv i banorëve po haset gjerësisht prej disa vitesh në çdo qytet apo fshat të Shqipërisë.

Këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar as fshati Tapi në qytetin e Kuçovës. Në rrugët dhe qendrën e fshatit shihen sot shtëpi të mbyllura e të boshatisura,shkolla e kopshte pa nxënës e fëmijë, ambulancat kanë mbetur si objekte relike pasi në to mjekët dhe infermierët vijnë me orare të reduktuara.

Pamjes së trishtë i shtohen edhe tokat bujqësore të papunuara dhe të ngelura djerrë pasi njerëzit që deri tani i kultivoni janë larguar drejt emigracionit, pasi për mungesë mbështetje nga shteti, kostot janë më të larta se fitimi.

Fshati Tapi,dikur ka pasur 1500 banorë por sot në nuk kanë mbetur më shumë se 500 banorë dhe këta janë kryesisht mosha e mesme dhe mosha e tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco