SYRI TV/ Shpopullohet Popçishti i Maliqit, banorët: Në fshat, vetëm të moshuar

14:16, 09/05/2024
A+ Aa A-

Shpopullohet fshati Popçisht i Maliqit. Banorët e mbetur ende thonë se shkak është mungesa e mundësive të punësimit. Ata tregojnë se blegtoria është e vetmja mundësi ekonomike, por edhe ajo po shkon drejt rënies.

Nga SYRI TV

Aktiviteti kryesor ekonomik në këtë fshat, është blegtoria. Por edhe ky sektor po has vështirësi, pasi shumë banorë po largohen dhe në zonë nuk ka më as barinj.

Shpopullimi ka ardhur kryesisht për shkak të pamundësive ekonomike, ndërsa duket se kjo situatë është shoqëruar edhe me mungesën e investimeve publike, që do të ofronin kushte që banorët të ndërtonin jetën këtu.

Edhe shërbimet e tjera si ato shëndetësore në raste urgjente nuk ofrohen në këtë fshat, duke i detyruar banorët të shkojnë në zonat urbane, me kosto jo të vogla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco