Kundër kujt e mbrojti Fatmir Xhafaj sot Erion Veliajn?

Kundër kujt e mbrojti Fatmir Xhafaj sot Erion Veliajn?

Nga Bledian Koka - 09/05/2024

Fatmir Xhafaj doli sot në foltore dhe për 5 minuta i bëri avokatinë publike Erion Veliajt me të cilin në rastin më të mirë e lidh nepotizmi i dhëndrit Ditjon Baboçi, ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës dhe në rastin më të keq kulla ‘Arlis’ me kate pa leje mu në qendër të Tiranës!

Fatmir Xhafaj kërkon që parlamenti të votojë pro një kredie 50 mln euro që Bashkia e Tiranës kërkon të marrë për përmirësuar siç thotë ajo, cilësinë e transportit publik në kryeqytet edhe pse ky shërbim është i gjithi nën menaxhimin e kompanive private. Deri këtu, biznes si zakonisht!

Veçse fjalimi i ish-prokurorit të komunizmit që shkulte mish njeriu me darë, kishte diçka më shumë! Fjalim me shumë se opozitës i drejtohej Edi Ramës në mungesë! Sepse minimalisht Fatmir Xhafaj mori në mbrojtje një zyrtar socialist që është nën akuzë nga SPAK për korrupsion, dhe maksimalisht doli kundër ‘maksimës’ së urdhëruar nga Edi Rama se Partia Socialiste nuk merr në mbrojtje asnjë zyrtar që thirret nga drejtësia!

Dy jave pasi Edi Rama kërkoi ti nxirret ‘uji i zi’ dosjes së vjedhjes 5D, Fatmir Xhafaj është sot koka e parë që ngrihet në radhën e deleve të grupit kuvendor socialist!

Po pse?

Fatmir Xhafaj është sot në politikë aktive për shkak te investimit personal me paratë e 5 drejtorëve-hajdutë të cilët u angazhuan fort në vitin 2021 sidomos për të futur në Parlament, kandidatin e renditur të 23-in në Tiranë nga Edi Rama në formë degdisje.

Fatmir Xhafaj nuk do t'ia falë kurrë Edi Ramës i cili e shantazhoi sëpari duke e shkarkuar si Ministër të Brendshëm për shkak të implikimit të të vëllait në trafik droge e më pas duke e paralajmëruar se nëse fliste ndonjë video erotike mund të publikohej. ‘Ka dhe një gjë, kur hyn në parti nuk i bën dot të gjitha siç i bëje përpara. Edhe unë kur hyra në parti nuk i bëj do të gjitha si më përpara kur dilja nudo në plazh’- iu drejtuar Fatmir Xhafajt gjatë një takimi elektorale në Lushnje ku e akuzoi se po i gjuante me gurë ‘shtëpisë së përbashkët’.

E vërteta e këtij kërcënimi nuk u mor vesh kurrë edhe pse disa versione të përmbajtjes qarkulluan asokohe. Në kundërpërgjigje të kërcënimit nga Lushnja, Fatmir Xhafaj publikoi ne rrjetet sociale një foto me bashkëshorten. Kjo shënoi thyerjen përfundimtare të Edi Ramës me Fatmir Xhafaj, megjithëse kryeministri vendosi ‘t’ia hante mishin dhe ti ruante kockat’ duke e futur gjithsesi në honet e listës së deputetëve të vitit 2021. Sot dihet publikisht se ‘eminenca gri’ e pushtetit që Erion Veliaj ka në drejtësi buron nga aktiviteti në rrogozin e Edi Ramësm, i Fatmir Xhafaj.

Përmes një skeme ultra-komuniste Fatmir Xhafaj ka bërë që në sistemin e drejtësisë dhe mu nën hundën e Vettingut që kontrollohet nga Edi Rama dhe Belinda Balluku, të katapultohen në prokurori dhe gjykata njerëz që i janë falenderus atij që dikur mbështeste kokën tek gjoksi i Diktatorit.

Fatmir Xhafaj sot nuk mbrojti vetëm Erion Veliajn, ai bëri dhe ‘avokatin e 5D-jajve’ të Bashkisë së Tiranës kur i kujtoi jo opozitës sesa vetë Edi Ramës ‘prezumimin e pafajësisë’. Sepse Fatmir Xhafaj nuk është sot në politikë prej vullnetit të Edi Ramës, por vetëm për shkak të parave që 5 Drejtorët e Erion Veliajt u angazhuan me paratë e 30 milionë eurove të grabitura për ta ribërë atë deputet.

Fatmir Xhafaj mbrojti sot investitorët e tij si një administrator model që e tregon veten në ditët më të vështira të pronarit! Rezistenca e Fatmir Xhafajt në kuvend sot ishte dhe një paralajmërim për vetë prokurorët e SPAK dhe gjykatësit e GJKKO kur u shpreh se ‘ju po i bëni gjyq publik kryetarit të Bashksië’! Në fakt ish-prokurori model i gjyqeve popullore, e di fare mirë se opozita ka bërë vetëm detyrën e saj për denoncuar vjedhjen e Erion Veliajt dhe 5 Hajdutëve të tij, kurse pjesën tjetër krybashkiaku e ka betejë brenda llojit me kryeministrin.

Sot qartazi Fatmir Xhafa ishte kryengritja e parë në rradhët e grupit kuvendor socialist kur mes Edi Ramës, Drejtësisë dhe Erion Veliajt zgjodhi këtë të fundit. Jo nga dëshira, por nga urrejtja për Edi Ramën i cili dikur bëri gabimin duke ia hapur gropën politike dhe nuk e mbuloi përfundimisht.

FJALIMI NE PARLAMENT I FATMIR XHAFAJT

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco