Për herë të parë ulet ndjeshëm raporti nxënës mësues në shkollat publike

Për herë të parë ulet ndjeshëm raporti nxënës mësues në shkollat publike

15:26, 08/05/2024
A+ Aa A-

Për herë të parë në këtë vit akademik, numri i nxënësve për mësues në shkollat publike është më i ulët se në shkollat private.

Sipas të dhënave INSTAT në vitin akademik aktual 2023-2024 në ciklin fillor, një mësues në shkollat publike kishte mesatarisht 15.1 nxënës, ndërsa në sektorin privat, 15.2 nxënës.

Nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të një mësues në shkollat shtetërore kishte afërsisht 7.9 nxënës, ndërsa në sektorin privat, 8 nxënës.

Përsa i përket arsimit të mesëm, një mësues në shkollat publike ka mesatarisht 11.6 nxënës, ndërsa në privat, 9.1 nxënës.

Nëse kthehemi pas në kohë, në vitin 2015 një mësues në ciklin 9-vjeçar jepte mësim për mesatarisht 18.3 nxënës, ndërsa në vitin shkollor 2023-2024, një mësues ka mesatarisht 15.1 nxënës.

Pakësimi i nxënësve për mësues do të duhej të përkthehej në arritje më të mira për mësimet, por kjo nuk ka ndodhur.

Prej vitesh zgjedhja që prindërit bënin për fëmijët e tyre ishte arsimi në istitucionet private për shkak se klasat në sektorin publik kanë qenë të mbingarkuara. E ndërsa tani po ndodh e kundërta.

Analizat për arritjet mësimore të nxënësve që studionin në sektorin privat, kanë fajësuar numrin e lartë të nxënësve nëpër klasa si shkak për rezultatet e dobëta që ata kishin.

Mirëpo, ulja e nxënësve në klasa dhe e cilësia e arritjeve mësimore po shkojnë në raport të zhdrejtë, kur e kundërta duhet të ndodhte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco