8 maj, Dita Botërore e Talasemisë. Mjekët bëjnë thirrje për të dhuruar gjak

8 maj, Dita Botërore e Talasemisë. Mjekët bëjnë thirrje për të dhuruar gjak

17:29, 08/05/2024
A+ Aa A-

8 Maji, Dita Botërore e Talasemisë e gjen Shqipërinë me rreth 600 persona me sëmundje të gjakut, të cilët që fëmijë kanë nevojë të furnizohen vazhdimisht me gjak.

Edhe pse dhuruesit vullnetarë janë të pranishëm, numri i tyre nuk arrin të plotësojë nevojat. Sipas Blerta Ndrekaj, Koordinatores Kombëtare të dhurimit të gjakut pranë Kryqit të Kuq Shqiptar, dhurimet vullnetare plotësojnë rreth 30% të nevojave.

Nga përllogaritjet rezulton se në vendin tonë ka 20 dhurues për 1000 banorë, ndryshe nga vendet e tjera që janë 40 të tillë për 1000 banorë. 

Lushnja është vendi me numrin më të lartë të të prekurve nga sëmundjet e gjakut.  

Sëmundjet e ndryshme, fatkeqësitë natyrore dhe ato të shkaktuara nga njeriu, kanë shtuar rastet e njerëzve në nevojë, ndaj Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar, Ylli Alushi përcolli mesazhin për t’u ardhur atyre në ndihmë.  

8 Maji shënon gjithashtu Ditën Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, që shërben si kujtesë për të mbajtur gjallë flakën e humanizmit.

Në kuadër të kësaj dite u zhvillua edhe Ekspozita "Fëmijët dhe Kryqi i Kuq" ku u vlerësuan pjesëmarrësit dhe u përcollën mesazhe motivuese e sensibilizuese për humanizmin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco