Shëndeti mendor/ Bode: Sektori më problematik në vend, 'rastet e fshehura' janë ato më të rënda

10:31, 07/05/2024
A+ Aa A-

Nikolina Bode mjeke psikiatre nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ solli për publikun një pasqyrim të realitetit ku janë ‘zhytur’ pjesa më e madhë e shqiptarëve të cilët çdo ditë e më shumë po përballen me sëmundje të rënda të shëndetit mendor.

Sipas psikiatres, ajo ç'ka mbetet më shqetësuese janëproblemet e fshehura e të heshtura, ku praktikisht një vuajtës nuk tregon apo kërkon ndihmë pranë një familjari apo shërbimi social.

“Kur problem dhe rasti nuk është i identifikuar kjo është e frikshme në fushën tonë, kur nuk ka kërkuar ndihmë apo nuk ka marrë ndihmën e nevojshme në kohë duke u përballur me problematika të tilla’-u shpreh Bode.

Deklarata e saj:

‘Ajo që më frikëson dhe më tremb në fushën e shëndetin mendor janë problem e heshtura (të fshehura) që flenë mbi problematika të ndryshme, sociale, ekonomike apo psikologjike.

Pra janë shumë faktorë që duan një analizë të thellë, pra kanë rrënjë të thella dhe ne i shohim pasojat.

Kur problemi dhe rasti nuk është i identifikuar kjo është e frikshme në fushën tonë, kur nuk ka kërkuar ndihmë apo nuk ka marrë ndihmën e nevojshme në kohë duke u përballur me problematika të tilla.

Kur jeta në kërcënim është e shumëfishtë ather po që ky është një problem i rëndë që duhet të zgjojnë jo vetëm fushën e shëndetin mendor, por edhe shumë institucione, hallka e faktorë që duhet të ndërthuren bashkë për të vepruar.

Pra jo shpesh në shëndetin mendor kërkohet ndihma vetë, ku problem është i thelluar dhe ai probem na ka mposhtur dhe shumë faktorë të tjerë, pasi jemi të paaftë për ta kërkuar ndihmë vetë.

Është e vërtetë që kapacitete tona janë të kufizuara dhe kërkesat janë në rritje të personave kronik vuajtës të shëndetit mendor dhe që sot po ngelen vetëm sepse emigrmi, largimi dhe humbja e prindërve bëjnë që sot te kemi shumë persona të tillë që duan rezidencë sociale afatgjatë dhe jemi të ndërgjegjshëm për këtë, pra kërkesat në rritje dhe kapacitetet e kufizuara.

Klea Sula/ Syri/net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco