Parashikimi i motit për ditën e premte, 17 maj 2024

Parashikimi i motit për ditën e premte, 17 maj 2024

14:50, 16/05/2024
A+ Aa A-

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, njofton SHMU.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 14m/sek. Valezimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 13 deri 28 °C
në zonat e ulëta 16 deri 31°C
në zonat bregdetare 17 deri 30°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco