Krijohet për herë të parë në Shqipëri 'Këshilli për Ndërtim të Gjelbër'

Krijohet për herë të parë në Shqipëri 'Këshilli për Ndërtim të Gjelbër'

20:35, 12/06/2024
A+ Aa A-

Që prej datës 31 Maj 2024, Shqipëria ka një “Këshill për Ndërtim të Gjelbër”, si një risi me rëndësi të jashtëzakonshme për sektorin e ndërtimit.

Sektori i ndërtimit është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë i cili duhet të fillojë sa më shpejt aplikimin e ndryshimeve për sa i përket digjitalizimit, praktikave të reja të kuadrit ligjor të gjelbër reduktimin e konsumit të
energjisë, etj.

Këshilli është një organizëm vullnetar që bashkon kompani ndërtimi që tregojnë kujdes për inovacionin, universitete me drejtim arkitekturë dhe inxhinieri ndërtimi ku kërkimi shkencor zë vend kyc, shoqata mjedisore që verpojnë në fushën e ndryshimeve klimatike, bashkime profesionale të sektorit, etj.

Këta aktorë interesi themelues të Këshillit për Ndërtim të Gjelbër do të ndikojnë që këto risi që po bëhen të zakonshme në nivel të Bashkimit Evropian të përhapen intensivisht edhe në Shqipëri.
“Këshilli për Ndërtim të Gjelbër” po mbështetet nga programi RECONOMY nëpërmjet projektit "Eficenca e Energjise ne sektorin e ndertimit dhe rinovimit ne Ballkanin Perendimor”.

Programi RECONOMY është një program gjithëpërfshires i zhvillimit ekonomik të gjelber i Agjensisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), i zbatuar nga HELVETAS në partneritet me CeproSARD dhe vende te tjera te Partneritetit Lindor dhe Ballkanit Perendimor. Ky bashkëpunim ka si qëllim promovimin dhe forcimin e rajonit duke i shtuar
vlerë ekonomike sektorit të ndërtimit, me fokus produktet e eficensës së energjisë të përdorur në sektorin e ndërtimit dhe aftësimin për ndërtim dhe rinovim të ndërtesave.
Aktivitetet e projektit po zbatohen në vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe Serbisë.
Në datën 31 Maj 2024, në Tiranë u mbajt aktiviteti informativ dhe themelues i këtij Këshilli, nga mbi 50 aktorë interesi, si partnerë të industrisë së ndërtimit , zhvillues, kompani ndërtimi, studio projektimi, kompani real estate, akademikë, OSHC, individë dhe organizata qeveritare, me deshiren per te përkrahur dhe zbatuar ndryshime të cilat do ta cojnë tregun drejt
përdorimit të praktikave të gjelbra.

Stafi zbatues i projektit “Eficenca e Energjisë në Sektorin e Ndërtimit dhe Rinovimit”, nga CeproSARD theksuan faktin që sektori i ndërtimit është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë që duhet të fillojë aplikimin e ndryshimeve në drejtim të
digjitalizimit, praktikave të reja në linjë me kuadrin ligjor të gjelbër për ndërtimin dhe
reduktimin e konsumit të energjisë.

Drejtueset e “Colliers International Albania” dhe “Build Green Group”, në cilesinë e organizatave kryesore themeluese të Këshillit, përcollën pritshmëritë e tyre mjaft optimiste ndaj kësaj risie.

Dean Smolar, drejtori ekzekutiv i “Këshillit për Ndërtim të Gjelbër” Kroaci, prezantoi përfitimet që do të sjellë për shoqërinë shqiptare dhe për sektorin e ndërtimit, strategjitë e zgjerimit, etj., duke theksuar njëkohësisht edhe mbeshtetjen e fortë për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre në themelimin dhe forcimin e Këshillave për Ndërtim të Gjelber në cdo vend.
Kontributi unik i programit RECONOMY bazohet pikërisht tek rajonaliteti i ndërhyrjeve të saj. Duke trajtuar probleme të përbashkëta, duke angazhuar aktorë që i përkasin të njëjtit sektor dhe duke kuptuar sistemet e këtyre vendeve, RECONOMY po vendos nje standard të ri në bashkëpunimin rajonal.

RECONOMY ka si qëllim të fuqizojë grupet e pafavorizuara nëpërmjet transformimeve digijtale dhe të gjelbra, me fokus tek mbështetja e bizneseve të vogla dhe të mesme dhe atyre të udhëhequra nga gratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco